Celebrity

Hilary Duff tregon pse ndihet fajtore gjatë shtatzënive: 'Duhet ta dija, është brenda trupit tim'

Shkruar nga Anabel

19 Mars 2021

Hilary Duff tregon pse ndihet fajtore gjatë shtatzënive:

Kur Hilary Duff bëri përsëri flokët blu, njerëzit menduan se kjo ishte shenjë për të treguar se fëmija i tretë që aktorja po pret është djalë, por në fakt jo.

Ajo dhe bashkëshorti, këngëtari/producenti Matthew Koma, kanë vendosur të mos e zbulojnë gjininë e bebit, sepse "kjo kohë (referuar pandemisë) u duket e papërshtatshme".

Në një intervistë, Hilary shprehet se ndihet fjatore, sepse nuk ka arritur t'i zbuloje ose parandjejë gjinitë e fëmijëve të saj.

"Duhet ta dija, është brenda trupin tim. Është fëmija im."

Aktorja është tashmë nënë e Luca-s, 6 vjeç dhe vajzës Banks, 2 vjeç. Ky do të jetë fëmija i dytë me Matthew Koma dhe çifti shprehet se është tejet i emocionuar. Nga ana tjetër, po kaq entuziastë duken dhe miqtë dhe të afërmit të cilët besojnë thuajse njëzëri se fëmija i dytë i tyre do të jetë djalë. 

A mund ta "parandjenjë" vërtet nënat gjininë e fëmijës?

Në një studim të 2017-ës nga Institucioni Kombëtar i Shëndetit në SHBA, me një popullatë jo shumë të madhe, 1026 gra, rreth 51% e tyre parashikuan saktë gjininë e foshnjave. Megjithatë, ky rezultat dhe të tjera të ngjashme nuk arrijnë të demonstrojnë një rëndësi të madhe statistikore, sepse kur shanset janë 50/50, është e kuptueshme që parashkimet do të bëhen realitet në gjysmën e kohës.

Hilary Duff tregon pse ndihet fajtore gjatë shtatzënive:

Burimi: Buzz Feed