Ministria e Shëndetësisë ka ndryshuar urdhrin e datës 17 nëntor që vuri në fuqi për parandalimin e përhapjes së infeksionit të Covid-19. Për masën e ndalimit të grumbullimeve, tashmë ka një afat se kur do të përfundojë, deri më 25 mars 2021.
Në vendimin e firmosur me datë 11, kur ministria ri-organizoi Komitetin Teknik të Ekspertëve, thuhet se togfjalëshi "deri në një afat të dytë", është zëvëndësuar me "deri më datë 25.03.2021".
Burimi: EuroNews