KORONAVIRUS

Covid-19 dhe planet për shtatzëni: Pandemia step çiftet shqiptare

Shkruar nga Anabel

20 Mars 2021

Covid-19 dhe planet për shtatzëni: Pandemia step çiftet

Situata e krijuar nga pandemia, pasiguria dhe gjithë pasojat e tjera që vijnë prej saj kanë bërë që njerëzit të stepen para se të marrin vendime të tilla si martesa, apo zgjerimi i familjes. Në 2020-ën, në vend numri i martesave u tkurr ndjeshëm: vetëm 17.5 akte martese u kryen në vend, numri më i ulët që prej 1990-ës.

Në vijim të këtij fenomeni, shumë çifte ndihen të frikësuar për të ndërmarrë hapin tjetër: lindjen e një bebushi në kohë pandemie! Një pjesë e mirë e tyre shprehen se do ta shtyjnë shtatzëninë pas vaksinimit të plotë. Sipas Monitor.al, një fenomen i tillë është pohuar edhe nga gjinekologë të ndryshëm, të cilët kanë vënë re ngrurrimin e të rinjve për të planifikuar shtatzëni për shkak të frikërave.

Pavarësisht kësaj tendence që kohët e fundit është bërë më e dukshme, mjekët thonë se ndryshimi ende nuk vihet re tek lindshmëria. Sipas tyre, do të duhej të paktën një vit për të kuptuar nëse pandemia ka ndikuar tek lindshmëria.

Përtej kësaj, shumë vajza dhe gra të , referuar studimeve të fundit, hezitojnë të bëjnë vaksinën anti-Covid nga frika se mos vaksina shkakton infertilitet. Kjo qasje është përhapur nga burimet jo të sigurta të rrjeteve sociale. Sidoqoftë, çfarë thonë ekspertët?

Dr. Jennifer Conti, mjeke obstetër-gjinekologe dhe këshilltare mjekësore në Modern Fertility, tha për Healthline se ka zero prova që vaksinat Covid-19 ndërhyjnë në pjellori. "Ky keqinformim është i rrezikshëm sepse konfuzioni në të cilin bazohet tingëllon i besueshëm, por në fakt nuk është,"- tha Conti.