Fashion & Beauty

Ana e errët: Brenda Vogue, ku gratë bëjnë punët kryesore, por s’janë në majë

Ana e errët: Brenda Vogue, ku gratë bëjnë punët

Nina-Sophia Miralles është shkrimtare dhe redaktore me qendër në Londër, e specializuar në arte, kulturë, histori dhe modë. Në faqen e saj në internet, Nina-Sophia shkruan se “është e aftë të shkruajë për veten në vetën e tretë” kur duhet. Libri i saj i parë, “GLOSSY: The Inside Story of Vogue” u botua pak ditë më parë dhe është një ritregim i historisë 128-vjeçare të revistës Vogue, e konsideruar si Bibla e Modës, treguar përmes jetës së kryeredaktorëve të saj, përfshirë Diana Vreeland, Joan Juliet Buck dhe Anna Wintour.

Ana e errët: Brenda Vogue, ku gratë bëjnë punët
Nina-Sophia Miralles

Në një ese me titull “Brenda Vogue, ku gratë kanë punët më të rëndësishme, por sundojnë burrat”, ajo përshkruan se pse mendoi të shkruante për Vogue, një revistë që sipas saj ka zvogëluar dhe poshtëruar punën e grave për dekada.

Ana e errët: Brenda Vogue, ku gratë bëjnë punët

“Si një adoleshente e fiksuar pas modës, unë ëndërroja të punoja për Vogue. Cila vajzë nuk donte? Kjo ishte në vitet 2000 dhe telefonat inteligjentë nuk ishin gjithkund akoma, kështu që ne do të lexonim kopjen e revistës në pjesën e fundit të klasës. Më pëlqenin shumë fotografitë, rrobat, madje edhe reklamat. Kush ishin këta njerëz magjepsës me emra që tingëllonin bukur dhe vendosnin tituj ekzotikë?

Kryesisht, natyrisht, ato ishin gra. Kështu është për një vend si Vogue. Është një korporatë e madhe globale me shumë fuqi, megjithatë ndryshe nga shumica e kompanive të tilla, gjithmonë ka pasur gra në krye të punëve. Por jo në majë.

Gratë historikisht kanë përbërë pjesën më të madhe të forcës së punës në Vogue. Ato janë kyeredaktoret që ne shohim të ulur në rreshtin e parë në Javën e Modës, megjithatë rrallë zënë një vend në sallën e bordeve. E pavdekshmja Anna Wintour është ngritur në detyrë, e emëruar drejtoreshë e botimeve globale dhe zyrtare kryesore e përmbajtjes në vitin 2020, por kjo është një dukuri e rrallë.

Ana e errët: Brenda Vogue, ku gratë bëjnë punët
Anna Wintour

Shumë histori rreth punës në revistë nuk janë për t'u habitur dhe pa dyshim do të priten nga gratë kudo me një psherëtimë të irrituar. Ato mund të habiten kur të dëgjojnë se Condé Nast (burri, jo kompania) ishte një mbështetës i madh i grave që punonin dhe në vitet 1910 dhe 1920 bëri kryeredaktore Edna Woolman Chase, si në American Vogue ashtu edhe në British Vogue. Por në vitit 1960, nën udhëheqjen e pronarëve aktualë, familja Newhouse, situata filloi të përkeqësohej dukshëm.

Ana e errët: Brenda Vogue, ku gratë bëjnë punët
Edna Woolman Chase

Në një riorganizim të pushtetit, drejtorit të artit, Alexander Liberman, me sa duket iu ofrua redaktimi i American Vogue. Për këtë ai u përgjigj: “Unë jam një burrë. Nuk kam ndërmend të bëhem aq i përfshirë me modën”. Kështu që në vend të kësaj ata krijuan titullin e drejtorit editorial, të cilin e mori me qejf. Kjo nënkuptonte që një grua duhej të bëhej kryeredaktore, por ai e kontrollonte atë.

Ana e errët: Brenda Vogue, ku gratë bëjnë punët
Grace Mirabella

Gjatë viteve 1980, kryeredaktorja Grace Mirabella po çmendej nën këtë drejtim të pazakontë. Për informacion, Liberman ishte një tifoz i Penthouse dhe Playboy, dhe përpiqej të fuste përmbajtje tepër seksuale në Vogue, gjë që Mirabella-s i shkaktonte neveri. Ajo gjithashtu nuk kishte asnjë agjenci për të zgjedhur stafin, pasi Liberman vendoste se kush punësohej ose pushohej nga puna. Kjo do të thoshte se ajo mund të humbte një aleat të çmuar, ose të detyrohej të punonte me dikë që nuk shkonte në ekipin e saj.

Ajo kurrë nuk u përfshi në bisedat për drejtimin e revistës. Kur donte të tregonte një histori mbi kancerin e gjirit, Liberman i tha: "Lexuesit e Vogue janë më të interesuar për modën sesa kancerin e gjirit". Kur ajo donte të mbulonte lëvizjen pro-zgjedhjes Liberman i tha: "Askujt nuk i intereson". Kur ajo donte të shkruante për gratë që hynin në tregun e punës, ai i tha: "Gratë janë fuqi punëtore që paguhen pak dhe do të jenë gjithmonë."

Mirabella kishte qenë pjesë e modës për tri dekada në atë periudhë, dhe kishte rritur qarkullimin e revistës nga 400,000 në 1.3 milion. Ajo e njihte audiencën e saj dhe ndoshta meritonte që të konsultoheshin me të për çështjet e revistës që redaktonte. Liberman ishte hipokrit: për shumë vite, gruaja e tij ishte ajo që mbante familjen.

Nuk kishte shumë mbështetje nga i ndjeri Si Newhouse, pjesëtar i familjes Newhouse që zotëron Vogue dhe shumë botime të tjera. Kur Mirabella ndjeu se kishte fituar një vend në tryezën e tyre, ai i tha asaj: "Gratë nuk dinë asgjë nëpër borde".

Në vitet 1990, Newhouse pranoi se ata operonin një strukturë të ndërmarrjes "të pakomplikuar". Ishte pronari, vetë Newhouse, në të 60-at e tij. Presidenti i kompanisë, Bernard Leser, gjithashtu në të 60-at e tij. Dhe Liberman, i cili tani ishte në të 80-at e tij. Një treshe burrash të moshuar po nxirrnin mijëra revista çdo vit që synonin gratë e reja dhe mendonin se dinin më mirë.

Sjellja e pashpirt ndaj personelit femëror vazhdoi e papërmbajtur. Në ditët e para të Wintour ata përdorën taktikën e "konkurrencës së menaxhuar", e cila pak a shumë nënkuptonte vënien e njerëzve kundër njëri-tjetrit. Ata menduan se kjo do t'i bënte punonjësit të punonin më shumë. Jo saktësisht një ambient relaksues. Ne e njohim personazhin e akullt të Wintour të ditëve të sotme, por atëherë atmosfera e rrëmbeu edhe atë. Disa raporte pretendojnë se ajo ulej në zyrë dhe qante. Kur ajo u emërua kryeredaktore, shtypi u përgjigj menjëherë duke supozuar se ajo kishte një lidhje me Si Newhouse.

Ana e errët: Brenda Vogue, ku gratë bëjnë punët
Diana Vreeland

Ka probleme të tjera teksa punon për Vogue. Gjatë drejtimit të Diana Vreeland nga 1963 deri në 1971, redaktorët vidhnin rroba nga njëri-tjetri nëse mendonin se dikush tjetër kishte gjetur diçka të mirë për një set fotografik. Britmat vinin nga garderoba, hidhërimet, lotët. Ato kërcënonin se do të hidheshin nga dritarja. Aktet e poshtërimit ritual kryheshin në mbledhjet e mëngjesit nëse dikush sillte një veshje që askujt nuk i pëlqente.

Ana e errët: Brenda Vogue, ku gratë bëjnë punët
Joan Juliet Buck

Pagat ishin të ulëta. Joan Juliet Buck, kryeredaktorja e Vogue Paris nga 1994 deri në 2001, iu tha nëse nuk do të bënte një periudhë rehabilitimi, ajo do të humbiste pagën e shkëputjes. Ajo ishte plotësisht esëll, por ndoqi institucionin pasi i duheshin paratë për t'u kujdesur për të atin e sëmurë.

Ana e errët: Brenda Vogue, ku gratë bëjnë punët
Alexi McCammond

Vazhdojnë problemet; merrni parasysh polemikat në Teen Vogue kur Alexi McCammond u emërua kryeredaktore. Stafi kundërshtoi me forcë për shkak të rishfaqjes së atyre që u përshkruan si "postime raciste". Përkundër një letre të nënshkruar nga 20 punonjës, kompania Condé Nast nuk e ndryshoi zgjedhjen, derisa vetë McCammond dha dorëheqjen.

Nëse do t’i dija të gjitha këto, a do të donte vetja ime adoleshente të punonte për Vogue? Si reflektim, jam e kënaqur që në vend të kësaj shkrova librin.”

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Within Vogue, where women have the main jobs but men rule

Ana e errët: Brenda Vogue, ku gratë bëjnë punët

Nina-Sophia Miralles is a London-based writer and editor specializing in arts, culture, history and fashion. On her website, Nina-Sophia writes that she is "capable of writing about herself in the third person" when needed. Her first book, GLOSSY: The Inside Story of Vogue, was published a few days ago and is a retelling of the 128-year history of Vogue magazine, considered the Fashion Bible, told through the lives of its editors, including Diana Vreeland, Joan Juliet Buck and Anna Wintour.

Ana e errët: Brenda Vogue, ku gratë bëjnë punët
Nina-Sophia Miralles

In an essay entitled "Inside Vogue, where women have the most important jobs, but men rule", she describes why she thought of writing for Vogue, a magazine that she says has downplayed and humiliated women's work for decades.

Ana e errët: Brenda Vogue, ku gratë bëjnë punët

"As a fashion-obsessed teenager, I dreamed of working for Vogue. Which girl did not want? This was in the 2000s and smartphones were not everywhere yet, so we would read the copy of the magazine in the last part of the class. I really liked the pictures, the clothes, even the ads. Who were these glamorous people with names that sounded beautiful and placed exotic titles?

Kryesisht, natyrisht, ato ishin gra. Kështu është për një vend si Vogue. Është një korporatë e madhe globale me shumë fuqi, megjithatë ndryshe nga shumica e kompanive të tilla, gjithmonë ka pasur gra në krye të punëve. Por jo në majë.

Gratë historikisht kanë përbërë pjesën më të madhe të forcës së punës në Vogue. Ato janë kyeredaktoret që ne shohim të ulur në rreshtin e parë në Javën e Modës, megjithatë rrallë zënë një vend në sallën e bordeve. E pavdekshmja Anna Wintour është ngritur në detyrë, e emëruar drejtoreshë e botimeve globale dhe zyrtare kryesore e përmbajtjes në vitin 2020, por kjo është një dukuri e rrallë.

Ana e errët: Brenda Vogue, ku gratë bëjnë punët
Anna Wintour

Shumë histori rreth punës në revistë nuk janë për t'u habitur dhe pa dyshim do të priten nga gratë kudo me një psherëtimë të irrituar. Ato mund të habiten kur të dëgjojnë se Condé Nast (burri, jo kompania) ishte një mbështetës i madh i grave që punonin dhe në vitet 1910 dhe 1920 bëri kryeredaktore Edna Woolman Chase, si në American Vogue ashtu edhe në British Vogue. Por në vitit 1960, nën udhëheqjen e pronarëve aktualë, familja Newhouse, situata filloi të përkeqësohej dukshëm.

Ana e errët: Brenda Vogue, ku gratë bëjnë punët
Edna Woolman Chase

Në një riorganizim të pushtetit, drejtorit të artit, Alexander Liberman, me sa duket iu ofrua redaktimi i American Vogue. Për këtë ai u përgjigj: “Unë jam një burrë. Nuk kam ndërmend të bëhem aq i përfshirë me modën”. Kështu që në vend të kësaj ata krijuan titullin e drejtorit editorial, të cilin e mori me qejf. Kjo nënkuptonte që një grua duhej të bëhej kryeredaktore, por ai e kontrollonte atë.

Ana e errët: Brenda Vogue, ku gratë bëjnë punët
Grace Mirabella

Gjatë viteve 1980, kryeredaktorja Grace Mirabella po çmendej nën këtë drejtim të pazakontë. Për informacion, Liberman ishte një tifoz i Penthouse dhe Playboy, dhe përpiqej të fuste përmbajtje tepër seksuale në Vogue, gjë që Mirabella-s i shkaktonte neveri. Ajo gjithashtu nuk kishte asnjë agjenci për të zgjedhur stafin, pasi Liberman vendoste se kush punësohej ose pushohej nga puna. Kjo do të thoshte se ajo mund të humbte një aleat të paçmuar, ose të detyrohej të punonte me dikë që nuk shkonte në ekipin e saj.

Ajo kurrë nuk u përfshi në bisedat për drejtimin e revistës. Kur donte të tregonte një histori mbi kancerin e gjirit, Liberman i tha: "Lexuesit e Vogue janë më të interesuar për modën sesa kancerin e gjirit". Kur ajo donte të mbulonte lëvizjen pro-zgjedhjes Liberman i tha: "Askujt nuk i intereson". Kur ajo donte të shkruante për gratë që hynin në tregun e punës, ai i tha: "Gratë janë fuqi punëtore që paguhen pak dhe do të jenë gjithmonë."

Mirabella kishte qenë pjesë e modëspër tre dekada në atë periudhë, dhe kishte rritur qarkullimin e revistës nga 400,000 në 1.3 milion. Ajo e njihte audiencën e saj dhe ndoshta meritonte që të konsultoheshin me të për çështjet e revistës që ajo redaktonte. Liberman ishte hipokrit: për shumë vite, gruaja e tij ishte ajo që mbante familjen.

Nuk kishte shumë mbështetje nga i ndjeri Si Newhouse, pjesëtar i familjes Neëhouse që zotëron Vogue dhe shumë botime të tjera. Kur Mirabella ndjeu se kishte fituar një vend në tryezën e tyre, ai i tha asaj: "Gratë nuk dinë asgjë nëpër borde".

Në vitet 1990, Newhouse pranoi se ata operonin një strukturë të ndërmarrjes "të pakomplikuar". Ishte pronari, vetë Neëhouse, në të 60-at e tij. Presidenti i kompanisë, Bernard Leser, gjithashtu në të 60-at e tij. Dhe Liberman, i cili tani ishte në të 80-at e tij. Një treshe burrash të moshuar po nxirrnin mijëra revista çdo vit që synonin gratë e reja dhe menduan se dinin më mirë.

Sjellja e pashpirt ndaj personelit femëror vazhdoi e papërmbajtur. Në ditët e para të Wintour ata përdorën taktikën e "konkurrencës së menaxhuar", e cila pak a shumë nënkuptonte vënien e njerëzve kundër njëri-tjetrit. Ata menduan se kjo do t'i bënte punonjësit të punonin më shumë. Jo saktësisht një ambient relaksues. Ne e njohim personazhin e akullt të Wintour të ditëve të sotme, por atëherë atmosfera e rrëmbeu edhe atë. Disa raporte pretendojnë se ajo ulej në zyrë dhe qante. Kur ajo u emërua kryeredaktore, shtypi u përgjigj menjëherë duke supozuar se ajo kishte një lidhje me Si Newhouse.

Ana e errët: Brenda Vogue, ku gratë bëjnë punët
Diana Vreeland

Ka probleme të tjera teksa punon për Vogue. Gjatë drejtimit të Diana Vreeland nga 1963 deri në 1971, redaktorët vidhnin rroba nga njëri-tjetri nëse mendonin se dikush tjetër kishte gjetur diçka të mirë për një set fotografik. Britmat vinin nga garderoba, hidhërimet, lotët. Ato kërcënonin se do të hidheshin nga dritarja. Aktet e poshtërimit ritual kryheshin në mbledhjet e mëngjesit nëse dikush sillte një veshje që askujt nuk i pëlqente.

Ana e errët: Brenda Vogue, ku gratë bëjnë punët
Joan Juliet Buck

Pagat ishin të ulëta. Joan Juliet Buck, kryeredaktorja e Vogue Paris nga 1994 deri në 2001, iu tha nëse nuk do të bënte një periudhë rehabilitimi, ajo do të humbiste pagën e shkëputjes. Ajo ishte plotësisht esëll, por ndoqi institucionin pasi i duheshin paratë për t'u kujdesur për të atin e sëmurë.

Ana e errët: Brenda Vogue, ku gratë bëjnë punët
Alexi McCammond

There continue to be casualties; consider the controversy in Teen Vogue when Alexi McCammond was appointed editor-in-chief. Staff strongly opposed the re-emergence of what they described as "racist posts". Despite a letter signed by 20 employees, Condé Nast did not change its choice until McCammond himself resigned.

If I knew all this, would my teenage self want to work for Vogue? As a reflection, I am pleased to have written the book instead. ”