Nëse ju ka ndodhur që ndonjëherë të mendoni pse vathët mbajnë një erë të caktuar (jo dhe aq të këndshme), dijeni se shpimet mund të strehojnë baktere. Në fund të fundit njerëzit zakonisht nuk lahen pas veshëve çdo ditë. Kështu që vendi i vathëve tuaj bëhet një stuhi e përkryer për një erë, jo, të pazakontë.
Lidhur me këtë, një ekspert i certifikuar mikrobesh dhe dermatolog, thotë gjithçka që duhet të dini.
Pse vathët mbajnë erë?
Mos harroni se një shpuarje është një plagë në trupin tuaj. "Kur ka një dëmtim të tillë, një erë mjaft e pakëndshme mund të ndodhë si rezultat i një prej dy arsyeve", thotë Jason Tetro, njohur dhe si "Djali i mikrobeve", një mikrobiolog dhe drejtues i The Super Awesome Science Show. Sipas tij, një fajtor kryesor pas erës është prodhimi i sebumit, ose vajrave natyralë të lëkurës suaj.
Grumbullimi i sebumit mund të ndodhë rreth vrimës tuaj të vathëve (një zonë jo shumë shpesh e pastruar) duke krijuar një erë të butë. Pra, në thelb është një kombinim yndyre dhe papastërtie në një zonë ku "dielli nuk shkëlqen".
Arsyeja e dytë për erën e keqe janë bakteret që lidhen me një infeksion të mundshëm, thotë Tetro. Meqenëse shpimet janë "një plagë", ato janë të ndjeshme ndaj infeksioneve, shpjegon ai.
"Zakonisht këto janë lloje Streptococcus ose Staphylococcus [të baktereve]", thotë Tetro. Ju mund të keni të bëni me këto, nëse aroma shoqërohet me shkarkim nga zona e shpimit.
Çfarë të bëni me erën e keqe të vathëve?
Zgjidhja më e mirë është pastrimi. Sipas Tetro-s, është e rëndësishme të mbani zonën e shpimit të pastër. Ai rekomandon larjen me sapun dhe ujë të ngrohtë ose përdorimin e pak alkooli izopropil.
"Përdorimi i dorezave mund të ndihmojë në minimizimin e çdo potenciali për transmetim," thotë Tetro. "Nëse jeni të ndjeshëm ndaj alkoolit, përdorni një pastrues të butë."
Sigurisht, nëse aroma e vëthit shoqërohet me dhimbje ose shqetësim të konsiderueshëm që përhapet përtej vendit të shpimit, Tetro rekomandon konsultimin me një mjek.