KORONAVIRUS

Qeveria miraton aktin normativ: Sa e sigurt është vaksina kineze?

Shkruar nga Anabel

23 Mars 2021

Qeveria miraton aktin normativ: Sa e sigurt është vaksina kineze?

Së fundmi vendi ynë ka miratuar aktin normativ për marrjen e vaksinës anti- Covid nga Kina, ndërsa një ditë më parë priti 10.000 dozat e vaksinës ruse "Sputnik V".

Edhe për vaksinat e reja njerëzit janë skeptik, duke dashur të dinë më shumë në lidhje me efektivitetin dhe sigurinë e tyre. Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino ka dhënë më shumë detaje rreth vaksinave të reja duke vënë theksin tek rëndësia e vaksinimit masiv.

“Kjo vaksinë (vaksina kineze) i ka filluar provat e fazës së tretë që në korrik të 2020-ës në Kinë, ka filluar po ashtu në Brazil, Turqi, Kili të cilat kanë vlerësuar dhe efikasitetin ndaj sëmundjes me 50.6 % dhe shkonte 100% te rastet më të rënda dhe 83% për rastet që kërkonin hospitalizim. Qëllimi i vaksinave është ulja e vdekshmërisë dhe i shtrimeve në spitale. Kjo nuk ka lidhje me efikasitetin, por një gjë e tillë lidhet dhe me parandalimin e përhapjes. Kjo është një vaksinë e përdorur nga Turqia, Tajlanda, Filipinet, Kili, Meksika, Kina Brazili, Azerbajxhani dhe vendet aziatike.

Për të qenë të sigurtë për përdorimin në popullatë ne kemi të dhëna nga Turqia dhe ajo që është e rëndësishme është se ne jemi në garë me kohën në lidhje me vaksinimin. Për këtë ne duhet të jemi të sigurtë për vaksinën  dhe duke kaluar fazën e parë dhe të dytë kjo është një vaksinë që ka të dhëna të mira për përdorim."

Pavarësisht sigurisë, Bino shtoi se duhet të jenë gati për çfarëdo lloj efekti anësor që mund të japë duhet të jenë të përgatitur. 

"Gjithashtu ne duhet të jemi të përgatitur për çdo efekt anësor që mund të japë. E rëndësishme është që vaksinat të ndihmojnë në imunizimin e popullatës sonë. AstraZeneca është një vaksinë vektoriale, Sputnik V që dallon se ka dy lloj vaksinash dhe po marrim një vaksinë me virus të imunizuar."

Burimi: Abc News