KORONAVIRUS

Situata e Covid-19 në vend: Flet Komiteti i Ekspertëve

Shkruar nga Anabel

24 Mars 2021

Situata e Covid-19 në vend: Flet Komiteti i Ekspertëve

Gjatë mbledhjes së sotme, Komiteti i Ekspertëve njoftoi se masat aktuale do të mbesin në fuqi edhe për dy javët në vijim. 

Mira Rakacolli, kryetarja e Komitetit njoftoi se pas analizës së situatës së pandemisë në vend do të vijojnë të mbetet në fasha e orarit 20:00-06:00. Gjithashtu, do të vijojnë të ndalohen grumbullimet me 10 persona. 

“Siç  shihet dhe nga shifrat kemi një tendencë ulje që duket e qëndrueshme. Komiteti mendon se këto shifra janë si rezultat i masave dhe i tendencës së popullatës për respektimin e masave nga qytetarët dhe pse nuk është në nivelet e dëshiruara.

Siç vihet re dhe nga hartat që kemi konsultuar siç e tha dhe Fico në Evropë ka një rritje të numrit të rasteve dhe duket se po futen në valën e tretë të përhapjes së Covid. Pavarësisht uljes së indikatorëve ato mbeten në nivelin që tregojnë se jemi në një situatë delikate. Komiteti ka vendosur që masat që kanë qene të mbeten në të njëjtin nivel. Ora policore do të vazhdojë të jetë nga 20:00 deri në 06:00."

Fluturimet me Britaninë e Madhe do të vijojnë të jenë të ndaluara, ndërsa gjimnazet që ndodhet në bashkitë me riskt të lartë do të vazhdojnë me mësimin online.