Netflix sapo njoftoi për filmin e ri të animuar "The Mitchells vs. the Machines" dhe gjejeni pak kush merr pjesë?! Një prej çifteve më të dashur të Hollywood-it, John Legend dhe Chrissy Teigen.
Siç mund ta kuptoni prej titullit, bëhet fjalë për historinë e familjes Mitchell (bashkë me qenin e tyre), dhe përpjekjet e vazhdueshme për ta shpëtuar botën prej kryengritjes teknologjike.
Filmi i animuar është i përshtatshëm për të gjitha moshat, duke marrë parasysh që në qendër të saj është humanizmi dhe kërcënimi që i kanoset nga zhvillimi i vrullshëm i teknologjisë. Mendoni diçka: Telefonat dinë gjithçka për ne. Po sikur të na kthehen mbrapsht?
Kasti i zërave që do të marrin pjesë është vendosur dhe mes shumë emrave të tjerë do të jenë John dhe Chrissy, të cilët thuhet se janë çift edhe në film.
Sony Pictures kishte në plan ta lançonte projektin e ri që në tetorin e shkuar, por gjërat ndryshuan për shkak të pandemisë. Skenaristi e quan projektin e ri të Netflix si "film shumë personal rreth familjes time shumë të çuditshme."
Burimi: Glamour