Jason Derulo dhe e dashura e tij, modelja Jena Frumes, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Këngëtari zbuloi se do të bëhet baba duke shpërndarë nëj video të tij me Jena-n teksa ecin në një plazh në Bahamas. Në klip, ai përkëdhel barkun e rrumbullakosur të saj.
“Nuk mund të jem më i emocionuar për këtë kapitull të ri në jetën tonë,” u shpreh Derulo.
View this post on Instagram
Jena publikoi një foto të tyre me mbishkrimin “Mami & Babi”.
View this post on Instagram
Ata janë bashkë prej më pak se një vit, pasi u panë në një palestër. “E pashë dhe mendova t’i flisja. Kaq ishte. Pjesa tjetër është histori,” tha Derulo vitin e kaluar për Page Six.