Dieta

Japonezët praktikojnë ‘hara hachi bu’ për një tru të shëndetshëm dhe është kaq e thjeshtë

Shkruar nga Anabel

29 Mars 2021

Japonezët praktikojnë ‘hara hachi bu’ për një

“Shkenca tani na tregon se jo vetëm që jemi në gjendje të mbrojmë trurin tonë nga procesi i plakjes, por ne mund të vazhdojmë të rritim qeliza të reja të trurit gjatë gjithë jetës sonë,” tha për The Telegaph James Goodwin, një profesor i fiziologjisë në Loughborough University.

Në librin e tij “Supercharge Your Brain”, ai shpjegon se truri është organi më jetësor i trupit, por për fat të keq pak prej nesh dimë se si ta mbajmë të shëndetshëm. Ai sugjeron disa mënyra se si mund të përmirësojmë shëndetin e trurit, përfshirë këtu edhe praktikën “hara hachi bu”.

"Mbingarkesa e tepërt mbush trurin me radikale të lira", tha Prof. Goodwin për Telegraph. "Janë pesë zona të botës ku njerëzit jetojnë më gjatë dhe kanë mendjen më të mprehtë dhe e përbashkëta e tyre është që nuk hanë shumë".

Një nga këto vende është Okinawa, një ishull i largët japonez, ku një mantra popullore është hara hachi bu, e cila përkthehet si "Hani derisa të jeni 80% të ngopur".

Ai u shpeh se nuk ha kurrë pas orës 20:00 dhe para orës 10 të mëngjesit, pra bën intermittent fasting për 14 orë.

Përsa i përket vendit në Japoni, Okinaëa është shtëpia e disa prej grave më të vjera në botë, të cilat hanë ushqime me bazë soje dhe praktikojnë tai chi, një formë ushtrimi meditimi. Kjo zonë njihet si Zonë Blu, ku jetojnë njerëzit më jetëgjatë në botë (kliko këtu).

Zakone të tjera të shëndetshme për trurin janë: aktiviteti fizik, bisedet me njerëzit, aktiviteti i rregullt seksual dhe mësimi i një aftësie të re.

Japonezët praktikojnë ‘hara hachi bu’ për një