KORONAVIRUS

Komiteti i Ekspertëve njofton ndryshimin e masave: Merret vendimi për shkollat!

Shkruar nga Anabel

31 Mars 2021

Komiteti i Ekspertëve njofton ndryshimin e masave: Merret vendimi për

Gjatë komunikimit të fundit, Komiteti i Ekspertëve foli për situatën epidemiologjike në vend. 

Drejtoresha e ISHP, Albana Fico deklaroi se gjatë dy javëve të fundit është vënë re një rënie në numrin e të infektuarëve, të pacientëve të shtruar në spital dhe në numrin e viktimave. Gjithsesi pavarësisht se numrat janë të kontrolluar, situata është ende delikate.

Thënë këtë, zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli njoftoi se ndryshimi i vetëm i masave lidhet me maturantët. 

"Duke u bazuar në këto shifra, ekspertët mendojnë se situata është e qëndrueshme, por masat e marra do të vijojnë të jenë në fuqi. Çfarë do të ndryshojë, duke marrë parasysh shifrat e infeksionit tek 15-20 vjeçarët dhe arsimtarët tashmë të vaksinuar është rikthimi në shkollë i maturantëve. Matura duhet të fillojnë mësimin në klasë. Gjithsesi, kjo është një masë, vijimësia e së cilës do të kushtëzohet nga monitorimi i kujdesshëm i situatës."- u shpreh Rakacolli.

Ndër të tjera, ajo njoftoi se ky rikthim në shkolla duhet shoqëruar me zbatimin e përpiktë të masave të vendosura. Pjesa tjetër e nxënësve/studentëve do të vijojnë ende me mësimin online. Përsa i përket fashës orare do të vijojë të mbetet 20:00-06:00 deri në një njoftim të dytë.