Celebrity

Jason Derulo realizon festën më madhështore të mundshme për të zbuluar gjininë e bebit

Shkruar nga Anabel

31 Mars 2021

Jason Derulo realizon festën më madhështore të mundshme

Pasi ndau me gjithë botën lajmin se do të bëhet baba për herë të parë Jason Derulo kishte gati shfaqjen e radhës. Festën madhështore për të zbuluar gjininë e bebit! Ai bashkë me partneren e tij, Jena Frumes zbuluan se do të bëheshin prindër të një vogëlushi përmes fishekzjarrëve.

Në videon e postuar në Instagram, 31-vjeçari bashkë me familjen dhe miqtë e afërt duken teksa shijojnë një festë private pranë pishinës në Bahamas. Brenda festës gjigante kishte gjithçka: kërcimtarë, tollumbace rozë, shumë muzikë dhe mbi të gjitha fishekzjarrë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jason Derulo (@jasonderulo)

"Eshtë blu, është djalë!"- dëgjohet të bërtasë Derulo, i vetëkënaqur që parashikimet e tij dolën. 

Pak para festës së gjinisë, këngëtari e tha me zë të lartë se e ndjente që bebi ishte djalë, por u kundërshtua nga partnerja 27-vjeçare e cila dëshironte një vajzë.

Dyshja, janë bashkë prej më pak se një vit, pasi u panë në një palestër. “E pashë dhe mendova t’i flisja. Kaq ishte. Pjesa tjetër është histori,” tha Derulo vitin e kaluar për Page Six.

Jason Derulo realizon festën më madhështore të mundshme