Celebrity

Dasmë e fshehtë?! Kryepeshkopi nuk thotë të njëjtën gjë si Meghan dhe Harry

Shkruar nga Anabel

31 Mars 2021

Dasmë e fshehtë?! Kryepeshkopi nuk thotë të

Princi Harry dhe Meghan Markle u martuan legalisht në Windsor Castle, tha kryepeshkopi i Canterbury, Justin Welby.

Gjatë intervistës me Oprah Winfrey, Meghan tha se çifti shkëmbeu zotimet tri ditë para dasmës së tyre zyrtare në maj 2018. “Askush nuk e di, por ne thirrëm kryepeshkopin e Canterbury-t dhe thamë që, ‘Shiko, kjo gjëja, ky spektakli, është vetëm për botën, por ne e duam bashkimin tonë mes nesh,” u shpreh Meghan e cila shtoi se ceremonia u organizua në oborrin e shtëpisë me kryepeshkopin e pranishëm. Nga mënyra si e përshkroi, la të nënkuptuar se bëhej fjalë për një martesë ligjore.

Harry pohoi të njëjtën gjë, pra që kryepeshkopi Justin Welby kurorëzoi çiftin.

Justin Welby tha se ai do të kishte "kryer një krim të rëndë" nëse do të kishte nënshkruar certifikatën e martesës në ditën aktuale, duke e ditur se ishte e rreme. Në një prononcim për gazetën La Repubblica, kryepeshkopi u shpreh: "Unë u takova me Dukën dhe Dukeshën e Sussex disa herë në një mjedis privat dhe baritor përpara ceremonisë zyrtare të shtunën, 19 maj 2018. Ajo ditë ishte dita e martesës.”

"Nëse do të kisha nënshkruar certifikatën në një ditë tjetër, do të kisha kryer një krim të rëndë. Martesa u organizua më 19 maj. Por unë nuk do të them atë që ndodhi në takimet tona të tjera." – shtoi ai.

The Sun publikoi një kopje të certifikatës së martesës së princit Harry dhe Meghan Markle, e cila tregonte se ata u martuan legalisht në Windsor Castle. Dokumenti ka datën 19 maj 2018 së bashku me firmat e princit Charles dhe nënës së Meghan, Doria Ragland, si dëshmitarë.

Dasmë e fshehtë?! Kryepeshkopi nuk thotë të