Celebrity

Jessie J e festoi ditëlindjen e 33-të me një foto nudo para pasqyrës

Shkruar nga Anabel

3 Prill 2021

Jessie J e festoi ditëlindjen e 33-të me një foto nudo para

Jessie J nuk do t'i lërë fare vend imagjinatës! Në ditëlindjen e saj të 33-të, zgjodhi t'i shfaqet botës më natyrale se kurrë: lakuriq në kuptimin e parë të fjalës! 

Dy ditë më parë këngëtarja ka postuar një foto (selfie para pasqyrës) ku shfaqet komplet nudo dhe nga çfarë mund të dallojmë, duket një mrekulli! 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jessie J (@jessiej)

Poza e zgjedhur duket sa sensuale aq edhe e mistershme dhe sigurisht, më të ekzaltuar janë ndjekësit e saj. Mbi 3000 komente që lavdëronin (dhe uronin) Jessie, jo vetëm për ditëlindjen, por edhe për linjat që duken qartësisht perfekte.

Natyrisht një trup i tillë nuk është rastësisht aty tek Jessie në ditëlindjen e saj të 33-të. Ylli i "Price Tag" gjatë një interviste për Women's Health ka treguar se ushtrohet rregullisht për të mbajtur trupin dhe mendjen të shëndetshme.

"Stërvitja më bën të ndihem pozitive. Nuk e besoja këtë kur ma thoshin derisa nisa të ushtrohesha vetë. Fillimisht refuzon të bësh shumë gjëra, pastaj e kupton që stërvitja të bën të ndihesh gjallë. Përveç kësaj, unë ha mirë dhe bëj gjithçka mundem për një jetë të shëndetshme dhe të gjatë."

Pra edhe një herë, nëse keni ende nevojë për motivin, shihni sërish këtë foto.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jessie J (@jessiej)