Fleta e votimit tuaj për zgjedhjet e 25 prillit mund të konsiderohet e pavlefshme në rast se [x] është i vendosur jashtë kutisë së caktuar ose kur fleta ka shënime të tjera. Por mund të konsiderohet e pavlefshme edhe në raste të tjera.
Në një intervistë për emisionin “Breaking” në Top Channel, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, shpjegoi kështu:
“Zgjedhësi ka mundësi të votojë partinë dhe koalicionin, por po ashtu dhe kandidatin, ose mund të zgjedhë vetëm partinë dhe koalicionin, pa [votuar një] kandidat. Edhe nëse zgjedh vetëm një kandidat është e vlefshme.
Nëse zgjedh një parti apo koalicion dhe zgjedh kandidatin e partisë tjetër, kjo është e pavlefshme. Pra fletë [votimi] që nuk numërohet është kur zgjidhet një tjetër parti dhe një kandidat nga partia që s’e ke zgjedhur.”
Përsa i përket identifikimit elektronik, ai tha:
“Prej më shumë se një muaji kemi bërë testime të vazhdueshme dhe me siguri them që nga çfarë është vërejtur nuk kemi asnjë problem dhe për sa i përket identifikimit elektronik do funksionojë plotësisht duke ofruar garancitë.”