Qevera e Kosovës njoftoi ndryshime në masat kufizuese kundër përhapjes së Covid-19 në vend. Lëvizja e qytetarëve do të ndalohet nga ora 22:00 deri në orën 05:00, ndërsa institucionet e arsimit parauniversitar dhe atij universitetar do të zhvillohen online, përkatësisht nga datat 12-18 prill dhe 6-18 prill.
Në vendim shtohej edhe se "shërbimet e gastronomisë lejohet të punojnë vetëm me shërbimin 'merr me vete', 'dërgesat me porosi' dhe 'drive-through'".
Që prej fillimit të pandemisë, në Kosovë kanë ndërruar jetë 1926 qytetarë dhe sipas mjekëve, pjesa më e madhe e tyre ka patur sëmundje bashkëshoqëruese (via Euronews).
Në mënyrë të ngjashme, edhe Maqedonia e Veriut ka vendosur orë policore 20:00 - 05:00, bare dhe restorante të mbyllura për dy javë dhe pezullim të aktiviteteve sportive dhe konferencave.