Celebrity

Në mes të një proteste, dikush i kërkoi emrin e Instagramit Rihanna-s, pa e ditur se ishte ajo!

Shkruar nga Anabel

6 Prill 2021

Në mes të një proteste, dikush i kërkoi emrin e Instagramit

Mes një rritje të krimeve të urrejtjes kundër aziatiko-amerikanëve, Rihanna u solidarizua duke marrë pjesë në një marshim të "ndalimit të urrejtjes aziatike" në New York, këtë fundjavë.

Ylli i muzikës pop iu bashkua protestuesve së bashku me asistenten e saj prej kohësh, Tina Truong, e cila ka filmuar/fotografuar momente nga protesta. Rhanna duket se mban një poster që shkruan "Urrejtja = Racizmi kundër Zotit" dhe #StopAsianHate.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tina Truong (@teacuptina)

Themeluesja e Fenty ishte fshehur mirë me një bluzë me kapuç gri, xhaketë lëkurë, syze dielli të mëdha dhe sigurisht, me maskën. Gjatë protestës, dikush i kërkon Instagramin për ta etiketuar në një foto dhe ajo ia shkruan në telefon, ndërsa personi e pyet "Ti je kjo?". 

Nuk është hera e parë që Rihanna flet kundër urrejtjes ndaj aziatikëve. Pas të shtënave në Atlanta, ku 8 persona, 6 prej të cilëve ishin gra aziatike, u vranë, këngëtarja shkroi në Instagram:

"Ajo që ndodhi dje ishte brutale, tragjike dhe sigurisht nuk është një 'incident i izoluar'. Urrejtja është përjetësuar vazhdimisht dhe kjo është e neveritshme. Zemra ime është me të gjithë ata që humbën njerëzit e dashur. Urrejtja duhet të ndalet."

Burimi: The Cut

MOS I HUMBISNI