Health News

33% e shqiptarëve përdorin Dr.Google për pyetje mbi shëndetin: Pse kjo është shenjë e mirë

Shkruar nga Anabel

7 Prill 2021

33% e shqiptarëve përdorin Dr.Google për pyetje mbi

Dr.Google nuk është burimi kryesor i shqiptarëve për të marrë përgjigje në lidhje me pyetjet për shëndetin. Sipas të dhënave të Eurostat (via Monitor.al), 33% e shqiptarëve të moshës 16-74 vjeç përdorën internetin për të kërkuar në Google informacione që u takojnë çështjeve të shëndetit në vitin 2020.

Monitor.al raporton se në krahasim me vendet e tjera të Europës, Shqipëria dhe disa vende të tjera të rajonit, si Bosnja, Rumania dhe Bullgaria kishin përqindje të ulëta të kërkimeve në internet për shëndetin.

Një në dy shtetas të BE-së (55%) të moshës 16-74 vjeç raportuan se kishin kërkuar informacione shëndetësore në internet në lidhje me dëmtime të ndryshme, sëmundje, ushqimin, përmirësimin e shëndetit dhe të tjera informacione që lidheshin me kujdesin për shëndetin. Në vitin 2020, përqindja më e lartë u regjistrua në Finlandë, ku 77% e njerëzve të moshës 16-74 vjeç kërkuan në internet për tema të lidhura me shëndetin në tre muajt e fundit para sondazhit, ndjekur nga Holanda (76%), Danimarka (72%) ) dhe Gjermania (70%).

Interesi më i ulët ishte në Rumani me (28%), Bullgari (29%), Itali (35%; të dhëna 2019) Shqipëri me 33%.

Ekspertët e shëndetit theksojnë vazhdimisht se përgjigjet në Google nuk janë gjthmonë sakta dhe bëhen shkak për shmangien e vizitës tek mjeku. Në një artikull të mëparshëm në Anabel.al kemi trajtuar kiberkondrinë, që është përshkallëzimi i pabazuar i shqetësimeve në lidhje me simptoma të zakonshme referuar rezultateve të kërkimit në internet.

Me përhapjen e internetit dhe informacioneve falas, të cilat janë larg nesh vetëm një klikim, është rritur numri i rasteve të njerëzve që përjetojnë kiberkondri. Me fjalë të tjera, është një ankth që e ka gjenezën te kërkimet në Google.

Studime të ndryshme kanë treguar se një pjesë e mirë e njerëzve përjetojnë ankth kur kërkojnë informacion për simptoma të caktuara në Google. Mjafton të kërkosh për “shkaqjet e dhimbjes së kokës” (që mund të jetë edhe thjesht mungesa e kafesë) dhe të përballesh me një mori informacionesh të cilat thonë “se mund të kesh kancer a sëmundje të tjera të rënda”.

Ka raste kur këta njerëz refuzojnë trajtimet mjekësore nga specialistët, për shkak të informacioneve që lexojnë në internet. Për më shumë informacion në lidhje me kiberkondrinë, klikoni këtu.