KORONAVIRUS

Çfarë tha EMA për vaksinën AstraZeneca dhe si po veprojnë disa shtete

Shkruar nga Anabel

8 Prill 2021

Çfarë tha EMA për vaksinën AstraZeneca dhe si po

Në një raport të publikuar për mediat ditën e mërkurë, Agjencia Europiane e Barnave (EMA) theksoi se përfitimet e vaksinës Oxford / AstraZeneca vazhdojnë të tejkalojnë rrezikun dhe se nuk ka asnjë provë për të justifikuar kufizimin e administrimit të vaksinës në grupmosha specifike.

Pavarësisht nga përfundimi, rreth 17 shtete anëtare të Bashkimit Europian kanë vendosur kufizime në përdorimin e saj. Belgjika është shteti i fundit që thotë se do të administrojë vaksinën vetëm për njerëzit mbi 55 vjeç në muajin e ardhshëm.

Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA), rregullator në Mbretërinë e Bashkuar ka rekomanduar që njerëzit e shëndetshëm nën 30 vjeç duhet të marrin një vaksinë tjetër kur është e mundur.

Ndërkohë Komisionerja e shëndetit në BE, Stella Kyriakides, tha se ishte jetike që të formohej një politikë e përbashkët, duke pasur parasysh besimin e lëkundur të publikut te vaksina AstraZeneca. Ajo realizoi një takim me zyrtarë të EMA-s dhe këmbënguli që vaksina të përdorej gjerësisht.

 “Siguria e vaksinave ka qenë gjithmonë kryesore në strategjinë tonë të vaksinave të BE-së. Vlerësimi i sotëm tregon se sistemi ynë i farmakovigjilencës funksionon: efektet anësore të dyshuara raportohen shpejt, informacioni ndahet dhe ekspertët tanë bashkohen shpejt për të vlerësuar të gjitha provat në dispozicion.” – tha ajo.

“Vendimet tona tani duhet të bazohen në punën shkencore të EMA-s dhe një vlerësim rigoroz dhe të vazhdueshëm të rreziqeve dhe përfitimeve. Unë sot u kam bërë thirrje ministrave të shëndetësisë të ndjekin një qasje të koordinuar në të gjithë Europën për të përmirësuar besimin e publikut,” shtoi Kyriakides.

Çfarë tha EMA për vaksinën AstraZeneca dhe si po

Burimet: Guardian, Reuters