Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, gjatë komunikimit të fundit njoftoi për normalizimin e situatës në aeroportin e Rinasit. Pas dy ditësh pezullim, fluturimet i janë rikthyer normalitetit.
Përmes një statusi në Twitter, Balluku njoftoi se disa nga kontrollorët i janë rikthyer punës.
“Albcontrol në normalitet të plotë. Kontrollorët e kthyer në përgjigje të apelit tonë jane në krye të detyrës. Drejtësia të zbardhë deri në fund ngjarjen e rëndë. Plani i pengmarrjes dështoi."
Pas 30 orëve krizë, situata nisi të normalizohej pas ardhjes së 100 mijë dozave të vaksinës kineze, Sinovac. Ndërkaq, burime për Euroneës thonë se aktualisht, monitorimi i fluturimeve gjatë kësaj kohe i është lënë kontrollorëve nga Turqia dhe Greqia.