Muzika

10+ këngët më të famshme të DMX

Shkruar nga Anabel

9 Prill 2021

10+ këngët më të famshme të DMX

Dark Man X, i njohur gjerësisht si DMX, nisi të kërkonte debutimin e suksesshëm në muzikën rep që në fillim të viteve ’90, por nuk pati ndonjë sukses të madh. Megjithatë ai nuk hoqi dorë. Shumë shpejt, aty rreth vitit 1997, filloi të fitonte terren, fillimisht duke u shfaqur në mikset e DJ Clue. Dhe pastaj erdhi vitit 1998.

Ky ishte viti që do ta vendoste DMX në toplistat e muzikës. Debutimi me albumin “It's Dark and Hell is Hot” u rendit në krye të toplistave dhe u pasua nga katër albume të tjerë që u renditën mirë në klasifikime, si “... And Then There was X”, “Flesh of My Flesh, Blood of My Blood”, The Great Depression” dhe “Grand Champ”.

Muzika e DMX preferohet për shumë arsye. Ndoshta zëri karakteristik, pak i vrazhdë, pak i ngjirur. Intensiteti dhe karizma nuk e lanë në baltë. Tekstet e këngëve si "Ruff Ryders Anthem” dhe “Party Up (Up in Here)” dallohen menjëherë për shkak të beat-eve dhe ishin të preferuarat e listave të radiove dhe dëgjohen ende sot. Për të tekstet ishin poezi.

Gjatë karrierës, DMX u dallua për një dualitet të theksuar. Ai dukej i mbrojtur, fizikisht i pathyeshëm, por megjithatë qartazi ishte një njeri i thyer, i përhumbur në një fëmijëri traumatike. Reperi dukej si një njeri i dhunshëm, por që pendohej kur largohej. “Pastor që mban mbi supe demonët e tij, teksa juve ju thotë të besoni në Zot,” e përshkruan UdiscoverMusic.

DMX nuk pati të njëjtin sukses në karrierë si shumë yje të tjerë të kohës së tij, por megjithatë u sigurua që të mos harrohej. Shumë këngë të tij konsiderohen ikonike. Një listë e gjeni në vijim, të renditura në mënyrë rastësore.

DMX - Ruff Ryders' Anthem

DMX - Party Up (Up In Here)

DMX - X Gon' Give It To Ya

DMX - Get At Me Dog (Dirty)

DMX - Prayer 

DMX - Where The Hood At? 

DMX - Stop Being Greedy

DMX - How's It Goin' Down 

The Lox Feat Dmx & Lil kim - Money, Power, Respect 

DMX - Slippin'

DMX - What's My Name?

DMX - What These Bitches Want

DMX feat. LOX & JAY-Z - BLACKOUT

JAY-Z - Money, Cash, Hoes ft. DMX