KORONAVIRUS

Zgjatja e orarit kufizues dhe vaksinimi i +60: Si është situata në vend

Shkruar nga Anabel

12 Prill 2021

Zgjatja e orarit kufizues dhe vaksinimi i +60: Si është situata

Nga dita e sotme (12 prill) hyn në fuqi fasha e re orare, sipas vendimit të fundit të Komitetit të Ekspertëve. Lëvizja do të ndalohet nga ora 22:00-06:00, nisur nga përmirësimi që është vënë re në situatën epidemiologjike në vend javët e fundit.

Baret, restorantet dhe bizneset e tjera do të lejohen të qëndrojnë hapur deri në 22:00, por duke respektuar rregullat e vendosura kundër Covid-19.

Përtej zgjatjes së orarit, Komiteti i Ekspertëve vendosi gjithashtu të lejojë fluturimet me Britaninë e Madhe.

Masat e reja që hyjnë sot në fuqi do të monitorohen për një periudhë 2 javore. Përsa i përket procesit të vaksinimit, ministrja Manastirliu tha se duke filluar nga kjo e hënë do të marrin vaksinën të gjithë personat 60+ që vuajnë nga sëmundjet kronike. Ministrja e Shëndetësisë u ka kërkuar qytetarëve të regjistrohen pranë mjekut të familjes për ditën dhe orën e vaksinimit. Deri më tani janë kryer gjithsej rreth 256,848 vaksinime.

Zgjatja e orarit kufizues dhe vaksinimi i +60: Si është situata