Princ Harry u kthye në Angli i pashoqëruar nga Meghan, për hyrë të parë pas një viti, për të qenë i pranishëm në funeralin e gjyshit të tij, princit Philip. Dukesha, në pritje të bebushit të dytë, ndoqi këshillat e mjekut dhe qëndroi në California.
Përtej arsyes kryesore, që lidhej me shëndetin e saj dhe të bebit, miqtë e Markle thonë se princesha "nuk donte të ishte qendra e vëmendjes" atje.
"Meghan tha se shqetësimi kryesor për të mbetet Harry. Ajo ja la në dorë atij praninë e saj në funeral. Përveç kësaj, dukesha nuk mendon për asgjë tjetër gjatë kësaj periudhe, veçse ta shohë familjen mbretërore si një e plotë. I ka lënë pas problemet dhe mendon se është momenti të jenë të bashkuar. Sipas saj, princi Philip këtë do të kishte dashur, prandaj Meghan është gati të falë."- tregojnë burime pranë saj.
Po i njëjti burim thotë se nëna e Meghan, Doria nuk ishte dakord që ajo të udhëtonte, duke menduar se stresi është gjëja e fundit për të cilën ka nevojë.
Shumë kanë aluduar nëse mungesa e saj në ceremoninë e funeralit do të ndikojë tek marrëdhënia e saj me mbretëreshën, por jo. Burime pranë saj thonë se mbretëresha e kupton dhe nuk do të donte të rrezikonte veten apo bebushin.
Burimi: Cosmopolitan