KORONAVIRUS

Pas 12 muajsh, të vaksinuarit mund të kenë nevojë për vaksinën përforcuese

Shkruar nga Anabel

16 Prill 2021

Pas 12 muajsh, të vaksinuarit mund të kenë nevojë për

Ka të ngjarë që njerëzit të kenë nevojë për një dozë të tretë të vaksinës së Covid-19 (ose një dozë të dytë nëse kanë kryer vaksinat që administrohen në vetëm një dozë) brenda një viti nga vaksinimi i plotë dhe më pas mund të kenë nevojë për doza vjetore për t’u mbrojtur kundër koronavirusit, u shpreh drejtori ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla.

Pfizer dhe kompania gjermane BioNTech, partnerë në prodhimin e vaksinës, po studiojnë sa do të zgjasë imuniteti mbrojtës i vaksinave. Përfundimet e tyre do të japin një informacion më të detajuar nëse do të jenë të nevojshme doza shtesë.

Bourla tha se është "e mundshme" që një përforcues të jetë i nevojshëm brenda 12 muajve nga vaksinimi i parë.

“Është shumë e rëndësishme që të vërehet grupi i njerëzve që janë të ndjeshëm ndaj virusit,” tha ai për CNBC.

Pfizer / BioNTech thanë këtë muaj se të dhënat nga provat klinike sugjerojnë që vaksina e tyre ofron nivele të larta mbrojtjeje gjashtë muaj pas dozës së dytë. Vaksina gjithashtu kishte efekt kundër disa varianteve të njohura të koronavirusit, duke përfshirë një që u raportua për herë të parë në Britaninë e Madhe dhe një tjetër që mendohej se u shfaq në Afrikën e Jugut.

Pas 12 muajsh, të vaksinuarit mund të kenë nevojë për

Burimet: NBC News, Guardian