Bota

Kuptimi pas muzikës që u përdor në funeralin e princit Philip!

Shkruar nga Anabel

19 Prill 2021

Kuptimi pas muzikës që u përdor në funeralin e princit

Princi Philip planifikoi thuajse çdo element të varrimit të tij për 18 vite, përfshirë edhe muzikën që u luajt gjatë ceremonisë që u bë për të në 17 prill në kështjellën Windsor.

Një kor me katër njerëz i St. George interpretoi himnin e ceremonisë "Eternal Father, Strong to Save" i William Whiting, si dhe disa këngë shtesë që janë shkruar me urdhër të princit Philip.

Shkruar në vitin 1860, "Eternal Father, Strong to Save", është frymëzuar nga rreziqet e detit të përshkruara në Psalmin 107 dhe njihet ndryshe edhe si “For Those in Peril on the Sea” (Për ata që janë në rrezik në det).

Princ Philip, i cili shërbeu në Marinën Mbretërore për 14 vite, gjatë Luftës së Dytë Botërore, një herë e përshkroi detin si "mjeshtër ose mjeshtre të jashtëzakonshme". 

"Ka gjendje shpirtërore aq të jashtëzakonshme sa që ndonjëherë ndjen se ky është lloji i vetëm i jetës dhe 10 minuta më vonë po lutesh për vdekje", shprehej ai.

Princi bëri edhe dy udhëtime anembanë botës në Royal Yacht Britannia.

"The Jubliate", e cila u shkrua nga kompozitori anglez, Benjamin Britten me kërkesë të tij, përkthehet fjalë për fjalë në "këngë gëzimi" dhe përfshin një referencë për hyrjen në "portat e Zotit me falënderime". Besohet se Princi Philip i kërkoi Britten të kompozonte edhe "Jubliate", edhe "Te Deum" në vitin 1958. Kompozitori ndërroi jetë në 1976-ën.

Action Stations, që njihet edhe si "alarmi i përgjithshëm i marinës mbretërore", u luajt gjithashtu gjatë ceremonisë, me kërkesën specifike të princit Philip, si "një ushtar që ka shkuar në vendpushimin e tij të fundit".

Në funeral u përfshinë edhe "Adagio Expressivo" i Sir William Harris, "Salix" e Percy Whitlock dhe "Berceuse" i kompozitorit francez, Louis Vierne. Ndërsa funerali përfundoi, kori këndoi edhe himnin kombëtar. Disa nga momentet kyçe të ceremonisë i gjeni këtu.

Kuptimi pas muzikës që u përdor në funeralin e princit

Burimi: The Independent