Pasi postoi disa story në Instagram, njerëzit shkuan në Twitter për të treguar çfarë nuk iu pëlqeu kësaj radhe tek Kylie. Në një prej fotove, ajo shkruan në cep: "no filter life" (pa filtra).
"Sa herë që Kylie nuk përdor filtra duhet t'ia thotë 13 herë njerëzve. E morëm vesh", shkruan dikush.
"Kylie Jenner thotë "pa filtra", sikur gjithë filtrat të mos ishin krijuar që t'i ngjanin fytyrës së saj", "Seriozisht e ka?", "Kylie thotë "pa filtra", por ka bërë gjithçka në fytyrë", Kylie thotë se s'përdor filtra, sikur të mos kishte paguar miliona që fytyra t'i dukej si filtrat" - ishin disa prej komenteve të tjera.
Dikush në Instagram shkroi:
"Nëse do më duhej të përdorja filtra, pasi kam shpenzuar aq shumë për fytyrën time, do padisja dikë."
Ndërsa, një grup tjetër përdoruesish thonë se "njerëzit mezi presin që Kylie të thotë diçka që ta kritikojnë", apo "s'e kuptoj pse shqetësohen kaq shumë njerëzit, kujt i bëhet vonë nëse përdori apo jo filtra Kylie?!"
Me siguri u bëtë kuriozë për foton. Ishte kjo: