Lëkura

7 larësit më të mirë dhe ekonomikë për ata që kanë probleme me aknet

Shkruar nga Anabel

23 Prill 2021

7 larësit më të mirë dhe ekonomikë për ata që

Trajtimi i akneve kërkon kujdes të veçantë që nis nga maskat kundër tyre deri tek reduktimi përfundimtar i shenjave që lënë pas. Ajo që shpesh harrojmë se është thelbësore në luftën kundër akneve ëshë larja e thellë e fytyrës. Që do të thotë se gjithçka nis nga një larës i mirë! 

Si mundet një larës fytyre të ndikojë mbi aknet?

Duke hequr papastërtitë dhe yndyrnat e tepërta, larësi përmirëson gjendjen e fytyrës dhe nuk lejon të krijohet ambienti ideal për formimin e akneve të reja. Prandaj shpesh dermatologët i kushtojnë shpesh rëndësi zgjedhjes së një larësi të mirë, që jo detyrimisht duhet të jetë i shtrenjtë. Cilët i përshtaten më shumë fytyrave që kanë tendencë akneike?

1. Neutrogena

Larësi drugstore i rekomanduar shumë nga dermatologët. Përmban acid salicilik dhe ndihmon në mbylljen e poreve duke ndaluar kështu formimin e akneve të reja. 

7 larësit më të mirë dhe ekonomikë për ata që

2.La Roche-Posay

Një tjetër larës fytyre për aknet, gjithashtu shumë ekonomik. Rekomandohet për lëkurë të ndjeshme.

7 larësit më të mirë dhe ekonomikë për ata që

3. Dermalogica

Ky larës, shumë i butë me lëkurën ia del të minimizojë aknet dhe të zbusë teksturën e lëkurës pa e tharë apo acaruar atë. Në përbërje të tij ka acid salicilik, çaj jeshil, mentol, zink,etj të cilat së bashku stimulojnë eksfolimin dhe qetësojnë fytyrën e acaruar.

7 larësit më të mirë dhe ekonomikë për ata që

4. Differin

Ideal për pikat e zeza dhe të bardha. Redukton sebumin pa shkaktuar acarim dhe mbi të gjitha është super ekonomik.

7 larësit më të mirë dhe ekonomikë për ata që

5. iS Clinical

Larës që njëkohësisht e kryen shumë mirë funksionin e hidratimit. I pasur në vitamina A, C dhe E si dhe acid salicilik, ky larën ndihmon në zhdukjen e akneve dhe qetësimit të lëkurës.

7 larësit më të mirë dhe ekonomikë për ata që

6. Biologique Recherche

Nëse ndjeni se lëkura ju është tharë nga trajtimet e vazhdueshme kundër akneve, provoni këtë formulë qumështi. Eshtë i pasur në vajra hidratues si jojoba apo vitamina E që e mbajnë lëkurën larg papastërtive.

7 larësit më të mirë dhe ekonomikë për ata që

7. Murad

Minimizon aknet dhe kontrollon prodhimine e tepërt të sebumit. Ka në përmbajtje të saj mentol dhe çaj jeshil, kombinimi i të cilave i jep lëkurës qetësi.

7 larësit më të mirë dhe ekonomikë për ata që

Burimi: Marie Claire