Justin Theroux e dinte që lidhja me Jennifer Aniston nuk do të ishte krejt e zakontë kështu që mori disa këshilla paraprake.
Në një intervistë për “Today”, moderatori Willie Geist e pyeti: “A ishte një tronditje për jetën tuaj? Dhjetë vjet më parë ishit në lidhje me Jennifer dhe u martuat, gjithë ajo vëmendje [si ndikoi?]”.
Justin, i cili po promovonte shfaqjen e tij “The Mosquito Coast” në Apple+TV, tha se shoku i tyre Jason Bateman e ndihmoi që të menaxhonte gjithë vëmendjen e mediave ndaj marrëdhënies me Jennifer.
“Jason Bateman në të vërtetë më dha një nga këshillat më të mençura. Ai më tha, ‘Shiko, në atë industrinë e argëtimit, një personazh do të lindë dhe ai personazh je ti, por nuk je ti. Ky personazh është i zemëruar, ka një problem, është i ëmbël. Është një telenovelë që do të shkruhet. Kështu që këshilla ime është që të mos e ndjekësh historinë e këtij djali’.”
“Unë i qëndrova kësaj këshille. Kjo ishte mënyra e vetme që të ruaja arsyen,” shtoi Theroux.
Në një intervistë me Esquire në mes të prillit, Justin Theroux, u shpeh se ata "s'mund të ishin bashkë", por "i sjellin njëri-tjetrit gëzim dhe janë miq të mirë".
"Do thoja që kemi mbetur miq. Ne flasim me FaceTime. Dërgojmë mesazhe. Na pëlqen apo jo, nuk e patëm atë ndarjen dramatike dhe e duam njëri-tjetrin. Jam i sinqertë kur them se e çmoj miqësinë tonë. Ajo më bën të qesh, ka shumë humor. Do të ishte humbje për mua nëse s'do kisha kontakt me të. Shpresoj se dhe ajo mendon të njëjtën gjë."
Deklarata vazhdoi:
"Normalisht që këtë e kemi bërë privatisht, duke qenë se industria e thashemeve nuk mund t'i rezistojë një mundësie për të spekuluar dhe shpikur, prandaj çfarë nuk del nga goja jonë, është thjesht trillim i dikujt tjetër. Mbi të gjitha, ne jemi të vendosur të ruajmë respektin dhe dashurinë e thellë që kemi për njëri-tjetrin."
Justin dhe Jennifer u njohën në 2008-n dhe filluan të dilnin bashkë në vitin 2011. Ata u martuan në gusht të 2015-ës, në një ceremoni që u maskua si "festa e ditëlindjes së Theroux". 3 vite më pas, u divorcuan.