Fashion News

Yjet e BTS kanë tashmë një titull të ri fancy

Shkruar nga Anabel

24 Prill 2021

Yjet e BTS kanë tashmë një titull të ri fancy

Muajin e kaluar, yjet e K-pop shkëlqyen në tapetin e kuq të Grammy, secili i veshur me një version të tyre të një kostumi Louis Vuitton. Përpos faktit që dukeshin këndshëm, në fakt ka të ngjarë që paraqitja të ketë qenë thjesht një paralajmërim për çfarë do të vinte. Louis Vuitton njoftoi se anëtarët e BTS - Jin, Suga, J-Hope, RM, Jimin, V dhe Jungkook - janë ambasadorët më të rinj të shtëpisë së modës.

Yjet e BTS kanë tashmë një titull të ri fancy

Louis Vuitton, një nga markat më të njohura luksoze në botë, thotë që BTS është "padyshim një nga grupet më të njohura dhe me ndikim në botë". Ata janë nominuar për Grammy, kanë korrur sukses në Billboard, kanë thyer Rekorde Botërore Guinness etj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Louis Vuitton (@louisvuitton)

"Unë jam i lumtur që BTS po bashkohet me Louis Vuitton. Mezi po pres për këtë partneritet të mrekullueshëm që shton një kapitull modern në shtëpinë tonë të modës, duke shkrirë luksin dhe kulturën bashkëkohore,” tha Virgil Abloh, drejtori artistik për veshjet e burrave në Louis Vuitton.

BTS kanë bashkëpunuar me marka sportive si Puma apo Fila, por bashkëpunimi me Louis Vuitton shënon herën e tyre të parë si ambasadorë të një marke luksi.

BTS Army presin që yjet e tyre të preferuar K-Pop të shpërthejnë si ~dinamit~.