Make-Up

Si të keni vetullat e trasha të Gigi Hadid, Zendaya-s apo Dua Lipës

Shkruar nga Anabel

28 Prill 2021

Si të keni vetullat e trasha të Gigi Hadid, Zendaya-s apo Dua

Gigi, Zendaya dhe Dua kanë të përbashkët, ndër të tjera, vetullat e trasha që duken thjesht sikur i krehur dhe aq është dashur. Nëse i keni kështu natyrale, na thoni, si është të jesh e preferuara e nënës Natyrë? Nëse jo, profesionistët dinë si t’i krijojnë.

Si të keni vetullat e trasha të Gigi Hadid, Zendaya-s apo Dua

Nëse për momentin nuk preferoni “brow lamination” – një metodë që kryhet nga estetistet dhe u jep vetullave formë uniforme përmes një locioni që i ndihmon të qëndrojnë të krehura dhe të ngritura sipër – mund të praktikoni një tjetër mënyrë për lyerjen e vetullave.

Si të keni vetullat e trasha të Gigi Hadid, Zendaya-s apo Dua

Për Elite Daily, grimierja Lauren D'Amelio Vente u shpreh se rekomandon përdorimin e një sapuni për vetullat dhe këshilloi mospërdorimin e xhelit. Sipas saj, xheli i than qimet dhe është e vështirë të punohet mbi produktin. Ajo thotë se me një furçë të pastër dhe sapun për vetullat, krihini qimet për sipër për të arritur formën që dëshironi.

Si të keni vetullat e trasha të Gigi Hadid, Zendaya-s apo Dua

Pas kësaj, nëse shihni që vetullat kanë nevojë për t’u mbushur, mund të përdorni një pluhur ose laps për vetulla. Pas kësaj, sërish me furçën, jepuni vetullave formë. Xhelin mund ta përdorni në fund, por këshillohet që të mos e përdorni shpesh pasi mund t’i dëmtojë ato.

Si të keni vetullat e trasha të Gigi Hadid, Zendaya-s apo Dua

E vetmja gjë që po ju mban larg këtyre vetullave janë thjesht mjetet.