TV Mania

Pavarësisht përpjekjeve të Rudinës, Soni refuzoi deri në fund të fliste për partnerin

Shkruar nga Anabel

30 Prill 2021

Pavarësisht përpjekjeve të Rudinës, Soni refuzoi deri

Soni Malaj, e ftuar tek "Rudina" pasditen e djeshme për të folur rreth baladës së saj të re, ndoshta zbuloi diçka krejt tjetër. Një ndarje të mundshme në horizont! 

Siç mund ta dini, Soni iu rikthye këtë vit "Këngës Magjike" me një baladë dashurie të quajtur "Versioni im" me tekst të Flori Mumajesit dhe muzikë nga Bruno. E pyetur nga Rudina Magjistari se si e priti Klevi (partneri i Sonit prej shumë vitesh), Soni u përpoq të devijonte nga pyetja duke thënë:

Pavarësisht përpjekjeve të Rudinës, Soni refuzoi deri

"E dëgjuan dhe ia kishin pak frikën tekstin pasi mendonin se njerëzit do ta merrnin si histori timen personalen. Gjithsesi e kanë pritur mirë. Unë e tregova vonë që do të marr pjesë në festival, ata nuk e dinin fare."

Rudina që nuk mori përgjigjen që priste, tentoi sërish:

"Jam kurioze për Klevin, aty është një baladë, flitet për një ndarje. Si ka qenë komenti i tij."

Si për të dalë nga sikleti, këngëtarja vijoi sërish të përgjigjej në vija të përgjithshme.

"Kënga është pritur shumë mirë. E dinë shumë mirë të gjithë që po bëra një baladë, do bëj një baladë shumë të mirë. Familja më mbështet gjithmonë."

Moderatorja, sërish nuk hoqi dorë dhe bëri tentativën e fundit duke dalë drejt e në temë.

"Me Klevin bashkëjetoni apo jo?" - e pyet Rudina dhe Soni "u dorëzua".

"Unë po e shoh që ke nja katër herë që po më pyet dhe ju të televizioneve keni aftësi për ta kthyer bisedën tek këto çështje, por unë sot kam ardhur për Këngën Magjike dhe sot jam më tepër e fokusuar aty."- e mbylli Soni për të shpëtuar njëherë e mirë.