Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2021: Peshorja dhe Akrepi

Shkruar nga Anabel

2 Maj 2021

Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2021: Peshorja dhe Akrepi

Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2021: Peshorja dhe Akrepi

Karriera juaj është në ngritje dhe tani është koha e përkryer për të kërkuar një pozicion të ri, me kohë të plotë ose me kohë të pjesshme, ose nëse jeni të vetëpunësuar, për të angazhuar një klient të ri. Do ta keni Marsin duke ju ndihmuar në pjesën më prestigjioze të grafikut, shtëpinë e dhjetë të nderimeve, çmimeve dhe arritjeve. Filloni të bëni pyetje dhe nëse jeni të vetëpunësuar, vazhdoni të promovoni biznesin përmes mediave sociale dhe reklamave. Hyni në shfaqjet e çmimeve, nëse kjo vlen për punën tuaj.

Në Hënën e re të 11 majit, do të keni një mundësi për të bërë para, ndoshta papritur. Paratë do të vijnë si një pagesë e vetme, mundësisht si komision, bonus ose tarifë licencimi. Kjo është një Hënë e re, që sugjeron fillimet, dhe me Uranin në shtëpinë e tetë financiare, ju do të keni të gjitha ato që ju nevojiten për të fituar financiarisht.

Nëse jeni duke kërkuar për një kredi bankare ose kapital sipërmarrje për biznesin tuaj ose një hipotekë, jini të gatshëm të paraqisni çështjen tek huadhënësit në Hënën e re të 11 majit. Një Hënë e re te Demi sjell Afërditën në diskutim dhe këtu Afërdita gjendet në një bisedë me Plutonin - në ditët që pasojnë këtë hënë të re, keni të gjithë yjet vezullues që ju duhen për të fituar para.

Pasi të keni menduar për karrierën dhe paratë në pjesën më të madhe të muajit, duket se jeni gati për një udhëtim të vogël. Eklipsi i Hënës së plotë t më 26 maj te Shigjetari - një ngjarje shumë e fuqishme - mund të sjellë një mundësi për të udhëtuar në një vend

Nëse gjithçka tjetër dështon, familja do të tregohet e dashur dhe mbështetëse dhe një i afërm ka të ngjarë t'ju japë paratë e gatshme që ju nevojiten.

Dita juaj më me fat, më befasuese për të parë para? Dita kur Marsi në shtëpinë e famës dhe nderit do të lidhet me Uranin dhe do t'ju sjellë një shumë parash që nuk e prisni - 11 maj, në të njëjtën ditë me Hënën e re.

Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 29 maji deri më 22 qershor, një kohë aspak e mirë për të nënshkruar letra. Vononi procesin, kështu që mund të nënshkruheni në fund të qershorit, edhe pas 22 qershorit.

Afërdita do të vizitojë Binjakët, një shenjë ajri si e juaja, nga 8 maji deri më 2 qershor. Ky është një lajm i shkëlqyeshëm për ju. Do të ndiheni seksi, flirtues, të sigurt dhe të gatshëm t’i kushtoni kohë dashurisë. Bëni diçka të veçantë për të përmirësuar pamjen tuaj.

Do të ndiheni shumë të njohur në maj dhe qendra e vëmendjes do të jetë tek ju!

Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2021: Peshorja dhe Akrepi

Keni shumë aktivitet që përfshin një partner në tabelën tuaj në maj. Mund të dëshironi të shtoni një partner në biznes ose në jetën private, ose të fejoheni ose të martoheni. Përndryshe, mund të jeni duke u ndarë nga një partner. Sido që të jetë, Hëna e re 11 majit në shenjën tuaj të kundërt, në Dem, do t'ju ndihmojë të bëni atë që duhet të bëni.

Neptuni, planeti i frymëzimit, do të jetë në kënd të përsosur me Diellin dhe Hënën e re, duke treguar që mund të jeni krijues dhe të mendoni jashtë kornizave kur bëhet fjalë për çështje të partneritetit. Ekziston edhe një mënyrë tjetër që të merrni dhuratat e Neptunit - Neptuni është planeti i dashurisë së pakushtëzuar dhe do të lidhë shtëpinë e pestë të dashurisë dhe shtëpinë e shtatë të zotimit dhe premtimeve, duke e bërë fundjavën 15-16 maj një kohë qiellore për t'u martuar.

Teksa muaji përparon, do të keni shumë biseda financiare që do të rotullohet rreth jush. Në eklipsin e Hënës së plotë në Shigjetar më 26 maj - eklipset janë ngjarje të fuqishme në astrologji - me siguri do të jeni gati të përfundoni një negociatë para se të mbarojë muaji.

Nëse po blini një biznes ose pronë nga një i afërm ose një person tjetër, do të propozoni ose pranoni një çmim të drejtë. Saturni, planeti i fitimit afatgjatë do të sugjerojë që marrëveshja do t’i rezistojë kohës dhe do t’ju japë juve dhe palës tjetër një ndjenjë rehatie dhe sigurie. Një eklips në shtëpinë e dytë me të ardhura të fituara shpesh parashikon ndryshim në mënyrën e fitimit të pagës.

Në të njëjtën kohë me Hënën e plotë, Marsi dhe Plutoni do të kenë mosmarrëveshje të drejtpërdrejta, kështu që një person i fuqishëm do të jetë kërkues dhe ndonjëherë i padrejtë. Ose, mund të ndodhë që një nga konkurrentët tuaj të bëhet mjaft agresiv.

Mund të jeni duke u divorcuar, dhe nëse po, përpunimi i detajeve të financave mund të shkojë mirë. Afërdita është në sektorin e burimeve të ndara, prandaj duhet të jeni të kënaqur me zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështjeje.

Ka të ngjarë që të jeni duke menduar të bëni një udhëtim në një vend të largët. Gjithashtu mund të jeni në gjendje të bëni një udhëtim të shkurtër argëtues muajin tjetër, gjatë fundjavës që ndjek Hënën e plotë të 24 qershorit, kështu që tani për tani, mund të qëndroni në shtëpi dhe të shijoni këtë periudhë.

Këtë muaj, Jupiteri do të hyjë te Peshqit për herë të parë në 12 vjet. Jupiteri nuk do të qëndrojë gjatë, vetëm nga 13 maji deri më 28 korrik. Megjithatë kjo do sjellë një pamje të asaj që do të vijë në vitin 2022 kur Jupiteri do të qëndrojë te Peshqit shumë më gjatë. Për ju, kjo është një nga momentet më të mira për romancën.

Nëse e keni pasur të vështirë të gjeni dashurinë në të kaluarën, kjo mund të ndryshojë në javët dhe muajt përpara dhe sigurisht deri në vitin 2022. Hiqeni skepticizmin tuaj si një pallto të vjetër dimri, i dashur Akrep, dhe lëreni të bjerë në dysheme teksa ju largohuni prej saj. Jeta e dashurisë do të ndriçohet në mënyrë të konsiderueshme.

Në javët e ardhshme, Akrepët që kanë lindur në fillim, 22 tetor - 26 tetor, do të përfitojnë më shumë për çështjet e dashurisë dhe fëmijëve.

Të gjithë Akrepët do të jenë të preferuarit e Jupiterit për çështjet e zemrës nga 29 dhjetori 2021 deri më 10 maj 2022. Vitin tjetër, ju do të kërkoheni nga pothuajse të gjithë!

Duhet të jeni të ngazëllyer të dini që vitin e ardhshëm, 2022, do të jetë një nga vitet tuaja më të mira për dashuri në 12 vjet. Ju pret një moment emocionues këtë muaj – por edhe vitin tjetër.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

MOS I HUMBISNI