Kinema & TV

Aktorët konfirmojnë: '365 Days, pjesa 2' po vjen!

Shkruar nga Anabel

6 Maj 2021

Aktorët konfirmojnë: '365 Days, pjesa 2' po vjen!

Filmi "365 dni" (365 ditë) është krahasuar shpesh me një film tjetër erotik, "50 Hijet e Grey-it" dhe ashtu si ai, edhe "365 dni" mund të zhvillojë një trilogji filmash. Të paktën, për filmin e dytë lajmi dihet me siguri. 

Një pjesë e dytë është njoftuar ekskluzivisht nga aktorët dhe autorja, Blanka Lipinska. Filmi do të nisë xhirimet këtë verë në të njëjtat vende të Siçilisë, si në filmin e parë. Sidoqoftë, data e fillimit të prodhimit thuhet se është shtyrë për muajin gusht, dhe nuk ka ende një datë fikse. 

Aktorja kryesore, Anna Maria Sieklucka, në rolin e Laurës, tha në një "pyetje dhe përgjigje" në Instagram:

"Pandemia i shtyu planet. Kini durim dhe prisni. S'e dimë saktësisht se kur do të fillojmë."

Fansat e historisë dhe skenave provokuese të filmit do t'u duhet të presin deri në vitin 2022 për filmin numër 2.