Celebrity

Princi Charles ndoshta nuk do ta falë kurrë të birin pas intervistës së famshme

Shkruar nga Anabel

7 Maj 2021

Princi Charles ndoshta nuk do ta falë kurrë të birin pas

U bë thuajse një muaj nga intervista më e famshme e këtij viti deri më tani- ajo e princ Harry dhe Meghan Markle me Oprah Winfrey. 

Pavarësisht kohës dhe ngjarjeve midis, duket se familja mbretërore dhe në veçanti princi Charles nuk e kanë kaluar ende zemërimin e atyre deklaratave. 

Thuhet se Charles e ka më të vështirë ta falë të birin, pavarësisht përpjekjeve që William po bën për të ulur tensionet mes tyre. 

"Kështu siç po shkojnë gjërat, Charles nuk do ta falë kurrë Harry-n, gjë që s'po i pëlqen fare mbretëreshës Elizabeth. Ajo ndihet sikur i biri po vë para monarkisë krenarinë e tij dhe pas humbjes së të shoqit, këto drama janë të tepërta për të."- shprehen burime për Us Weekly.

Ndonëse edhe për princin William nuk ishte situatë e lehtë ritakimi me të vëllain, po përpiqet ta rikthejë marrëdhënien me të drejt normalitetit. 

"Nuk janë akoma në pikën ku flasin normalisht si vëllezër çdo ditë, por William po bën një përpjekje. Ai beson se dëmi mund të rregullohet dhe gjëja më e mirë është t'i lënë pas zënkat dhe sjelljen e pahijshme. Mbretëresha është shumë krenare për të, por s'mund të themi të njëjtën gjë për princin Charles."- vijon po i njëjti burim.

Intervista e bujshme e çiftit nxori në pah konflikte të brendshme mes tyre dhe institucionit, ku ndër të tjera mbretërorët u etiketuan edhe si "racistë" gjatë fjalës së Meghan.

Princi Charles ndoshta nuk do ta falë kurrë të birin pas