KORONAVIRUS

Procesi i vaksinimit: Si renditet Shqipëria në krahasim me vendet e tjera

Shkruar nga Anabel

7 Maj 2021

Procesi i vaksinimit: Si renditet Shqipëria në krahasim me vendet e

Edhe pse prej më dy muajsh në vend ka nisur procesi i vaksinimit masiv, Shqipëria renditet ende larg pjesës më të madhe të vendeve Europiane, përsa i përket imunizimit të popullsisë përmes vaksinimit.

Sipas të dhënave të Worldindata, të publikuara në Monitor.al, (dhe të përditësuara deri në datën 4-5 maj), në Shqipëri ishin dhënë 19.3 vaksina për 100 banorë, në krahasim me 32.3 që është mesatarja europiane dhe rreth 36, që është mesatarja e Bashkimit Europian dhe pak më lart se mesatarja globale prej 15.5.

Në krye të listës në Europë qëndron Malta që ka administruar 80 doza për 100 banorë. Pas saj vjen Mbretëria e Bashkuar e cila  vijon të ruajë ritme të larta, me 75 doza për 100 banorë, e ndjekur nga Hungaria që e ka këtë tregues në 66.

Përsa i përket vendeve ballkanike, në vendet e para është Serbia me gati 52 doza për 100 banorë, duke u renditur edhe i katërti në Europë. Ku renditet vendi ynë?

Ndër 10 shtetet europiane, që kanë bërë më pak vaksinime, ndonëse pas Serbisë është e dyta në Ballkan për ritmin më të shpejtë. Rritje javët e fundit ka shënuar dhe Mali i Zi (13.6). Mbrapa janë me vaksinimin Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bosnjë- Hercegovina, që nuk kanë arritur të japin më shumë se 5 doza për 100 banorë.

Procesi i vaksinimit: Si renditet Shqipëria në krahasim me vendet e
Photo Courtesy of Monitor.al

Burimi: Monitor.al