Oprah Winfrey, ikona 67-vjeçare e televizionit, ka intervistuar shumë njerëz të famshëm dhe figura të rëndësishme gjatë karrierës së saj të gjatë. Patjetër që si të gjithë ne, edhe Oprah ka bërë gafa.
Në një bisedë me Rob Lowe në podcastin e tij “Literally”, ajo zbuloi një intervistë e cila e vë në siklet dhe sot e kësaj dite.
Gjatë bisedës, Lowe i tha se emisionet e mbrëmjeve të tipit late-night talk show përqendrohen më shumë te lojërat argëtuese dhe qesharake me të ftuarit, në vend që të përpiqen ta njohin më shumë personazhin. Këtu ai përmendi aktorin e ndjerë Burt Reynolds.
“Oh, Burt Reynolds. Oh Zot, unë kam një histori me Burt Reynolds,” tha Oprah.
Në vijim ajo shpjegoi se dikur intervistoi aktoren Sally Field, e cila ka luajtur me Burt Reynolds në filmin "Smokey and the Bandit" dhe asokohe ishte e dashura e tij. Oprah u shpreh se u vu në presion për t’i bërë një pyetje Sally-t, një pyetje që e konsideron gafën më të madhe të karrierës.

“Gafa ime më e madhe: Unë e pyeta atë, ‘A e mban Burt paruken kur fle?’ Edhe sot e kësaj dite vendosem në siklet kur e kujtoj. E pyeta sepse producentët më thanë: ‘Duhet ta pyesësh, Duhet ta pyesësh, Duhet ta pyesësh. Kjo është ajo që njerëzit duan të dinë.'”
Burt është përfolur se mbante paruke. Pyetja iu duk Sally-t e tmerrshme (jo se nuk është në fakt) dhe Oprah shtoi se kjo gjë e ftohu marrëdhënien e tyre.
Epo, gafa jemi, njerëz bëjmë!