Celebrity

Jason Derulo bëhet baba për herë të parë dhe emri s'mund të ishte më pak kreativ!

Shkruar nga Anabel

19 Maj 2021

Jason Derulo bëhet baba për herë të parë dhe emri

Këngëtari Jason Derulo dhe e dashura e tij, Jena Frumes njoftuan ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë në një postim në Instagram. 

"Një paraqitje e shkurtër e javës sime të parë me 'mbretin' tonë të vogël, të bukur dhe të shëndetshëm. Jeta tani ka shumë më shumë kuptim dhe unë jam shumë mirënjohëse. Jam kaq shumë e dashuruar me këtë djalë të vogël, është gjithçka që as nuk e dija se kisha nevojë", shkroi Jena në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JENA (@jenafrumes)

Ndërsa Jason zbuloi edhe emrin e djalit: "Jason King Derulo".

"Dita më e lumtur e jetës sime kur sollëm vogëlushin tonë (Jason King Derulo) në shtëpi. Ai është shumë me fat që ka një mami kaq të fortë!"

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jason Derulo (@jasonderulo)

Frumes dhe Derulo filluan lidhjen pak para pandemisë së koronavirusit, sipas People. Çifti njoftoi për shtatzëninë në mars.