Numrat e ulët të rasteve pozitivë dhe vaksinimi masiv kanë rritur shpresat e të gjithëve për t'ju kthyer përfundimisht normalitetit të ri, por pa pandemi. Pavarësisht kësaj, njerëzit vijojnë të pyesin se kur e gjithë kjo mund të marr fund.
Sipas mjekëve, pranvera e ardhshme mund të shënojë fundin e Covid-19! I ftuar në emisionin "Breaking" në Top News, Skënder Brataj deklaroi se vitin e ardhshëm në këtë periudhë njerëzit do të jenë plotësisht të vaksinuar.
"Pranvera e ardhshme do jetë fundi i Covid-19, jam optimist se në fund të këtij viti do të kemi një numër të lartë të të vaksinuarve dhe në pranverën e ardhshme ne do kemi të vaksinuar të gjithë popullsinë.
Virusi ekziston akoma, lirimi i masave do bëhet në mënyrë graduale, duam të kapim shifrën e 1 milion vaksinave. Me ecjen përpara të vaksinimit do merremi dhe me heqjen e masave në mënyrë graduale. Jam optimist se në fund të këtij viti do të kemi një numër të lartë të të vaksinuarve, në pranverën e ardhshme ne do kemi të vaksinuar të gjithë popullsinë."- u shpreh ai.
Nga ana tjetër, zëvendësministrja Eugena Tomini në lidhje me mbajtjen e maskave tha se:
Heqja e maskës po analizohet në dy kategori, në ambientet e mbyllura dhe të jashtme. Por kjo kërkon një sërë indikatorësh. Përveç të dhënave klinike, infektimet apo të shtruarit në spitale, edhe imunizimi i popullsisë do të ndikojë, por që do të ketë sërish kritere. Do të shohim në varësi të imunizimit nga vaksina dhe nga vetë infektimet.”
- Sipas njerëzve, ka gjëra që s'do t'i kthehen kurrë normalitetit edhe kur pandemia të mbarojë
- ‘Katastrofë morale’: Viti i dytë i pandemisë mund të jetë më vdekjeprurës, thotë OBSH
- Kur do t’i heqim maskat? Flet zv/ministrja e Shëndetësisë
- Shtyrja e dozës së dytë të vaksinës mund të shpëtojë më shumë jetë, thotë studimi
- Verë e qetë dhe mundësia për lehtësim masash: 'Më e keqja ka kaluar'