Harry & Meghan Speciale

Princ Harry zbulon të tjera detaje tronditëse rreth Meghan dhe mendimeve për vetëvrasje

Shkruar nga Anabel

21 Maj 2021

Princ Harry zbulon të tjera detaje tronditëse rreth Meghan dhe

Në dokumentarin me disa seri të "The Me You Can't See", realizim i princit Harry në bashkëpunim me Oprah Winfrey, princi ka rrëfyer detaje të tjera, që duken edhe më tronditëse nga çfarë kemi dëgjuar deri më tani.

Duke i Sussex-it, ka treguar se arsyeja pse Meghan hoqi dorë nga mendimet e vetëvrasjes gjatë kohës kur ishte shtatzënë me Archie-n, ishte vetëm frika se do të lëndonte Harry-n.

"E vetmja gjë që e ndaloi atë ishte të kuptonte sa e padrejtë do të ishte për mua një ngjarje tjetër e tillë, pas gjithçkaje që kalova me mamanë time. S'mund të më vinte në pozita për të humbur një tjetër grua të jetës sime, me një bebe brenda saj, beben tonë. Gjëja më e frikshme për të ishte qartësia e atyre mendimeve. Ajo s'e kishte humbur, s'ishte e çmendur dhe as nuk ishte nën ndikimin e alkoolit apo medikamenteve. Ishte totalisht e vetëdijshme për çfarë do të bente. Prapë, në mes të një nate të qetë, ato mendime e zgjuan nga gjumi."

Princ Harry zbulon të tjera detaje tronditëse rreth Meghan dhe

Harry tregon se Meghan ia kishte pranuar mendimet e vetëvrasjes vetëm një natë para se të shkonin në eventin e bamirësisë në Royal Albert Hall  në Londër.

"Ajo po vuante. Njerëzit kanë parë fotot tona teksa i mbajmë duart e shtrënguara në event. Ishte 6 muajshe shtatzënë asokohe, por ajo që njerëzit s'dinin ishte se pak më herët atë ditë, Meghan kishte ndarë me mua ato mendime të frikshme. Vendimin për t'i dhënë fund jetës. 

Jam pak i turpëruar nga mënyra sesi u përballa me atë situatë. Sigurisht për shkak të përgjegjësive dhe detyrave, u përqafuam pak, u ndërruam dhe ndryshuam bisedën sepse duhet të shkonim në një event. Para kamerave na duhej të dukeshim sikur gjithçka po shkonte për mrekulli. Nuk ekzistonte mundësia për të anulluar asgjë. Për t'i thënë që "e di çfare? Nuk do të shkojmë!"- vazhdon ai.

Teksa përshkruan ato momente, princi ndihet i penduar dhe i nxehur me veten që ngeci në atë situatë. 

"Kur dritat u fikën dhe ne u ulëm në ato karrige, Meghan filloi duke qarë. Më vinte keq për të por u nxeha me veten që ngeca në një situatë të tillë. Isha i turpëruar të shkoja tek familja ime. Sepse për të qenë i sinqertë me ju, ndryshe nga shumë njerëz të tjerë të moshës sime, unë e dija që nuk do të merrja nga familja ime atë për të cilën kisha nevojë."

Burimi: BuzzFeed