Celebrity

Vëllai binjak i Ashton Kutcher thotë se u zemërua shumë për deklaratën e aktorit

Shkruar nga Anabel

23 Maj 2021

Vëllai binjak i Ashton Kutcher thotë se u zemërua shumë

Nëse nuk e keni ditur, po: Ashton Kutcher ka një vëlla binjak, Michael. Në një intervistë së fundmi për “Today”, Michael zbuloi se u zemërua shumë nga një intervistë e aktorit.

Vëllai binjak i Ashton Kutcher thotë se u zemërua shumë

Në vitin 2003, Ashton Kutcher zbuloi se vëllai i tij binjak ka paralizë celebrale, një informacion që e bëri publik pa miratimin e Michael (paraliza celebrale është një grup çrregullimesh të lëvizjeve dhe përfshin simptoma si koordinim të dobët, muskuj të ngurtë, të dobët dhe dridhje, probleme me ndjesitë, shikimin, dëgjimin, të folurin etj).

“U zemërova, u zemërova shumë. Mbaj mend që i flisja për këtë. Nuk doja të isha fytyra e paralizës celebrale. Unë nuk kisha folur kurrë për këtë gjendje.” – tha ai.

Megjithatë më vonë shtoi:

“Chris [emri i parë i Ashton] më bëri nderin më të madh që më ka bërë ndonjëherë, sepse më lejoi të jem vetvetja.”

Vëllai binjak i Ashton Kutcher thotë se u zemërua shumë

Ashton e ka quajtur vëllain binjak si frymëzim për të.

“Veprimet e përditshme të vëllait tim më kujtojnë se jeta nuk ka të bëjë me vrapimin rreth sfidave - ka të bëjë me tejkalimin e tyre. Mike ka një etikë të pamëshirshme pune dhe një dhembshuri të madhe për të tjerët."