Drake është një baba krenar! Në Billboard Music Awards ai u vlerësua si Artisti i Dekadës dhe gjithë momenti iu dedikua familjes, pasi artisti 34-vjeçar u shfaq në skenë me miq dhe familjarë. Mes tyre ishte edhe i biri, Adonis, që mori gjithë vëmendjen.
Adonis mbante kupën e Drake teksa reperi po falenderonte bashkëpunëtorët.
“Dua t’ia kushtoj këtë çmim miqve të mi, dua t’ia kushtoj këtë çmim bashkëpunëtorëve prej një kohe të gjatë. Dua t’ia kushtoj këtë çmim të gjithë bashkëmoshatarëve të mi, të gjitha vendimet tuaja dhe muzika që bëni me të vërtetë më bën që të kuptoj se çfarë duhet të bëj më tej. Faleminderit familjes time të bukur". – tha Drake.
Pasi reperi përfundoi fjalimin, Adonis shpërtheu në të qara, para se Drake ta ngrinte në krahë dhe të thoshte, “ta dedikoj ty këtë çmim”.
??? @Drake #BBMAs pic.twitter.com/rwKIQGjrFK
— Billboard Music Awards (@BBMAs) May 24, 2021
Prania e vogëlushit 3-vjeçar shënon një dalje të rrallë publike të tyre. Nëna e Adonis është Sophie Brussaux, një ish-aktore e filmave për të rritur.