Celebrity

Princ William ka frikë se Harry do të lëshojë më shumë "bomba të së vërtetës"

Shkruar nga Anabel

31 Maj 2021

Princ William ka frikë se Harry do të lëshojë më

Princ William ka frikë se rrugëtimi që vëllai i tij po ndjek drejt të thënit gjithçkaje nga jeta personale në publik mund të bëhet një problem edhe më i madh se ç'ka qenë deri tani, sipas një raporti.

Sipas Page Six, shumë njerëz të familjes mbretërore janë në ankth për atë që princ Harry mund të thotë në daljen e tij radhës.

"Ai mund të shkojë shumë larg me bombat e tij të së vërtetës", thotë një burim për Mail.

Harry dhe bashkëshortja, Meghan Markle kanë tronditur familjen mbretërore që nga intervista e tyre në mars me Oprah Winfrey, gjatë së cilës folën për racizmin dhe pretenduan se nuk morën mbështetje ndërsa Markle përpiqej të përshtatej me jetën në monarki.

Harry ndoqi bisedën e Oprah-ut me më shumë pretendime në lidhje me babanë e tij, Princin Charles, duke thënë se mbreti i ardhshëm e bëri atë të "vuante" si fëmijë.

"Babai im më thoshte kur isha më i ri: 'Epo, ishte kështu për mua, kështu që do të jetë njësoj edhe për ty," tha princi 36-vjeçar për Oprah Winfrey.

William nuk është thjesht i zhgënjyer, por "shumë i shqetësuar" për deklaratat e fundit publike të Harry-t, sipas burimit, i cili tha se kishte " më shumë shqetësime sesa frikë" për akuza të tjera që mund të vinin.

Princ William ka frikë se Harry do të lëshojë më