Autoritetet e inteligjencës amerikane nuk kanë gjetur ndonjë provë se objektet e paidentifikuara fluturuese (UFO) të para nga pilotët e marinës në vitet e fundit ishin anije të huaja të ndonjë planeti tjetër - por duket nuk e përjashtuan si mundësi.
Zyrtarët nuk mund të shpjegojnë lëvizjet e çuditshme në qiell që vazhdojnë të ngatërrojnë institucionet ushtarake dhe shkencore amerikane, raporton New York Times, bazuar në informacionin nga zyrtarë të lartë të administratës të cilët u informuan për rezultatin e një vlerësimi të shumëpritur të qeverisë për këto fenomene.
Raporti zbulon se më shumë se 120 vëzhgimeve në 20 vitet e fundit nuk kishin lidhje me ndonjë ushtri amerikane ose teknologji tjetër qeveritare, thanë zyrtarët.
Kështu "zyrtarët e lartë të informuar pranuan se vetë paqartësia e gjetjeve do të thotë se qeveria nuk mund të përjashtojë përfundimisht teoritë që fenomenet e vëzhguara nga pilotët ushtarakë mund të ishin anije kozmike aliene", shkruan New York Times.
Analiza pranoi se shumë detaje rreth raporteve ishin të vështira për t'u shpjeguar, të tilla si mënyra se si objektet e frikshme përshpejtuan dhe ndryshuan drejtimin.
Zyrtarët mendojnë se "të paktën disa" nga vëzhgimet e pilotëve amerikanë mund të kenë qenë teknologji eksperimentale nga një shtet rival, gjasat janë Kina ose Rusia.
Burimet: New York Times, Guardian