Harry & Meghan Speciale

Princ Harry jo vetëm që s'quhet 'Harry', por s'ka as një mbiemër: Si qëndron puna?

Shkruar nga Anabel

7 Qershor 2021

Princ Harry jo vetëm që s'quhet 'Harry', por s'ka

Princ Harry-n, nipin e mbretëreshës së Britanisë, bashkëshortin e Meghan Markle dhe babain e dy fëmijëve, ju e njihni thjesht si princ Harry apo jo? Në fakt, si fillim duhet të mesoni që emri i tij s'është Harry, por Henry.

Princ Harry jo vetëm që s'quhet 'Harry', por s'ka

Së dyti, princi nuk ka një mbiemër, por si qëndron puna?

Emri i tij i plotë është Henry Charles Albert David dhe deri këtu s'ka një mbiemër si pasojë e rregullave të veçanta dhe paksa komplekse.

Duke qenë i përket familjes më të fuqishme mbretërore, Harry nuk ka një mbiemër si të gjithë të vdekshmit e tjerë. Përveç kësaj, edhe në regjistrimin zyrtar të bebushit Archie shkruhet: Madhëria e tij Henry Charles Albert David, Dukë i Sussex.

Princ Harry jo vetëm që s'quhet 'Harry', por s'ka

Gjithsesi! Kur iu rikthye shërbimit ushtarak në ushtri, Harry përdori mbiemrin "Wales". Gjatë asaj kohe ai njihej si Kapiten Harry Wales.

Po çfarë ndodh tani që Harry nuk ka më një titull mbretëror? 

Me shumë gjasa do të nisë të përdorë mbiemrin që mban edhe Archie, Mountbatten-Windsor:“Mountbatten”- është mbiemri i princit Philip e ndërsa  "Windsor” është mbiemri që George V i dha mbretëreshës Elizabeth. Duke qenë se çështja e mbiemrit është paksa e komplikuar, princi vetë nuk ka firmosur asnjë dokument me atë emër deri tani. Prandaj, për të gjithë ai është thjesht princ Harry, Duka i Sussex.

Princ Harry jo vetëm që s'quhet 'Harry', por s'ka

Burimi: Cosmopolitan