Celebrity

Kuptimi pas emrit Lilibet 'Lili' Diana Mountbatten-Windsor

Shkruar nga Anabel

7 Qershor 2021

Kuptimi pas emrit Lilibet 'Lili' Diana Mountbatten-Windsor

Kur Duka dhe Dukesha e Sussex njoftuan ardhjen në jetë të fëmijës së dytë - një vajzë - çifti zbuloi gjithashtu emrin e saj: Lilibet 'Lili' Diana Mountbatten-Windsor. Ashtu si me shumë emra në familjen mbretërore britanike, emri nderon paraardhësit dhe ka lidhje jo me një, por me dy gra me rëndësi të veçantë për Princin Harry.

Kuptimi pas emrit Lilibet 'Lili' Diana Mountbatten-Windsor

Lilibet: Emri Lilibet mund të duket pak i pazakontë në pamje të parë. Emri është një dedikim për mbretëreshën, pasi me këtë emër e thërrisnin me përkëdheli brenda familjes.

Nofka daton që në fëmijëri, kur mbretëresha nuk ishte në gjendje të shqiptonte siç duhet emrin e saj. Bashkëshorti i mbretëreshës, princi Philip, i cili u nda nga jeta në prill, gjithashtu përdorte këtë emër për mbretëreshën.

Kuptimi pas emrit Lilibet 'Lili' Diana Mountbatten-Windsor

Diana: Emri i dytë i foshnjës është Diana, zgjedhur për të nderuar kujtimin e gjyshes së ndjerë, Lady Diana.

Mountbatten-Windsor: Mbiemri Mountbatten-Windsor është mbiemri personal i zgjedhur nga shumë anëtarë të familjes. Ai është një kombinim i mbiemrit të mbretëreshës – Windsor – dhe emrit të familjes së princit Philip .

Vajza e çiftit Harry-Meghan, e teta në radhën për fron, do të njihet si Lili, një përpjekje për ta modernizuar pak emrin. Përpos kësaj, emri i referohet lules së zambakut që simbolizon pastërtinë.

Times of London raporton se Harry foli paraprakisht me gjyshen për të marrë miratimin në lidhje me emrin.

Burimet: CNN, BabyCenter.com