Nuk është hera e parë që Alex Rodriguez dhe meme-t bëhen bashkë. Në fillim, kjo foto nisi të qarkullonte kudo në rrjet:
"Zëvëndësimi yt është gjithmonë më afër se ç'mendon."
*Në foto është Jennifer Lopez, A-Rod dhe March Anthony, ish-bashkëshorti i J. Lo.
Pastaj, Alex-in e shoqëronin kudo memet për steroidet, edhe në lidhjen e tij me J. Lo:
"A-Rod nuk ka qenë me J. Lo për më shumë se 6 muaj dhe që tani po i jep steroide edhe asaj."
*Vajza në foto nuk është Jennifer Lopez, por një modele fitness-i që ngjan shumë me të.
Megjithatë, rezulton se A-Rod mund t'ia dalë të bëhet meme shumë mirë, edhe si beqar. Shikojeni këtë foto. Ju kujton diçka? Të gjithë po e krahasojnë me memen ikonike të Leonardo DiCaprio-s, që ecën i lumtur në xhirimet e filmit "Inception":
Fotoja shpejt u bë virale dhe u editua në çdo sfond dhe ambient të mundshëm. Ndoshta, radhën për këtë tani e ka Alex.
Meme të tjera të A-Rod vërtiten pak a shumë rreth idesë se ai e dashuron veten, lojës, steroideve dhe Jennifer Lopez-it:
"Të paktën kemi njëri-tjetrin"