Je në Tinder ose në "gjueti" te rrjetet sociale si Instagrami, Facebook etj. Më në fund njohe dikë me të cilin po sheh se mund të ketë përputhje. Nëse sapo keni filluar të flisni, por jeni të interesuar te njëri-tjetri, provoni të përfshini një nga pyetjet e mëposhtme në bisedën tuaj të radhës. Ideja nuk është tek të bërit një pyetje dhe kaq, por do të shihni se një përgjigje do të sjellë diçka tjetër për të folur e kështu me radhë, derisa ta gjeni veten duke folur me orë e orë të tëra bashkë. Ahh, ndjesi e bukur të kesh dikë me të cilin mund të ndash mendimet, eksperiencat dhe ndjesitë për çështje apo momente të caktuara. Fat të mbarë!
1. Më thuaj 3 të famshëm që do i veçoje nga të tjerët? Po 3 me të cilët ke patur një dashuri platonike?
2. Më thuaj 3 personazhe fiktivë filmash ose serialesh me të cilat do thoje se ngjan disi?
3. Si është ditëlindja jote e ëndrrave? Planifikoje pak me mendje. Ku do shkojmë, çfarë ëmbëlsirash do hamë dhe cilët janë të ftuarit?
4. Cila është reklama juaj e preferuar?
5. Çfarë është diçka që prindërit tuaj nuk e dinë për ju?
6. Në cilin reality show ka më shumë gjasa të ishit?
7. Nëse mund të udhëtoje në kohë, cilat epoka do të ishin në listën tënde?
8. Ke fituar një çmim prestigjoz. Çfarë fjalimi do mbaje, kë do falenderoje?
9. Çfarë ke ngrënë për herë të fundit?
10. Çfarë do merrje me vete nëse do shkojë në hapësirë?
11. A do filmoje ndonjëherë një video seksi (sex tape)?
12. Më thuaj një moment kur ke qenë në telashe të mëdha. Si dole prej tyre?
13. Nëse ndonjëherë do shkruaje në libër, për çfarë do ishte?
14. Çfarë të pëlqen të hash më shumë, përveç meje?
15. Bëhuni specifikë: Gjeni diçka në profilin e tyre që mund ta komentoni, të pyesni etj. Ndoshta diçka që ju bëri përshtypje, një e përbashkët mes jush etj.
Burimi: Elite Daily