Ndonjëherë djemtë kanë ca sjellje që për ata janë më shumë se normale, ndërsa për ne: thjesht acaruese! Sado t'ja thoni me ze të lartë këtë, nuk do ta kuptojnë, por le ta provojmë sërish duke ia listuar një nga një.
#1.
Ai s'e njëh ende alarmin. Oraret janë numra pa asnjë vlerë që do të thotë se fle deri në 2 të drekës kurse ju duhet të zvarriteni mbi të për të dalë nga krevati dhe për të nisur ditën.
#2.
Nuk di të bëjë as detyrat më të thjeshta shtëpiake. Ideja e tij për 'larjen e enëve' është të rri pranë ujit me enët e pista dhe të pyes se si ka mundësi që ato nuk po lahen.
#3.
Flet rreth ish-të dashurës së tij të çmendur dhe ndërkohë të kujton ty se sa normale je, duke harruar që po bën gafën e jetës duke të ta kujtuar!
#4.
Pretendon se është duke ju dëgjuar kur është qartësisht e dukshme që JO. Mendo këtë dialog: "A mund t'i hedhësh plehrat? A mund t'i hedhësh plehrat? Asnjë përgjigje. Thuaji “Zemër jam shtatzënëëë” dhe ja kështu e merr vëmendjen e tyre.
#5.
Përdor laptopin tënd se është aq dembel sa të ndezë të vetin.
#6.
Lë qimet e mjekrës mbi lavaman duke menduar që lahen vetë me kalimin e kohës.
#7.
Ju inkurajon ju të bëheni shoqe e ngushtë me shoqen e tij të ngushtë edhe kur ju nuk keni asgjë të përbashkët me njëra-tjetrën. Eshtë shoqja jote, s'ka pse të jetë me çdo kusht e imja.
#8.
Lë çorapet e pista në dysheme dhe nuk e merr mundimin t'i heqë as mëngjesin e nesërm.
#9.
S'ka asnjë shans t'i mbyllë dollapet edhe pasi ka mbaruar punë.
#10.
Shpupurit flokët e tua edhe pse e di që ti i fiksim. Dhe e bën gjithnjë pasi ti sapo i ke krehur!
#11.
Ndonjëherë kujdeset aq shumë për mënyrën se si duket, ndërsa herë të tjera as që e vret mendjen (dhe kjo atëherë kur duhet të jetë më i kuruar se kurrë). E pamundur të parashikohet!
#12.
Kur i thoni të blejë diçka kur është duke ardhur në shtëpi, ai nuk merr kurrë gjënë e duhur.
Burimi: Cosmopolitan