Celebrity

Kate Moss po stërvitet për një profesion që s’e merrni dot me mend

Shkruar nga Anabel

15 Qershor 2021

Kate Moss po stërvitet për një profesion që s’e merrni

Kate Moss – supermodele, sipërmarrëse, ikonë mode – duket se ka në plan që të shtojë një tjetër zanat në CV-në e saj. Mund të mendoni shumë gjëra, por kurrsesi nuk do t’ju shkonte ndërmend Kate Moss si artiste tatuazhesh. Po, e lexuat mirë.

Miku i saj dhe artisti i tatuazheve, Daniel Casone, zbuloi se modelja i ka kërkuar që ta stërvisë për të bërë tatuazhe, madje i ka bërë edhe një tatuazh atij vetë.

Kate Moss po stërvitet për një profesion që s’e merrni

Ata njihen prej kohësh që kur ajo vizitoi studion e tij në Londër, madje i besoi që t’i prekte tatuazhin e famshëm të dallëndysheve, të realizuar nga i ndjeri Lucian Freud, një nga piktorët më të shquar të shekullit XX.

Kate Moss po stërvitet për një profesion që s’e merrni

Casone u shpreh se Kate Moss ka patur dëshirë që t’u bëjë njerëzve tatuazhe në festivalin Glastonbury ku ajo shkon shpesh.

Kate Moss po stërvitet për një profesion që s’e merrni
Kate Moss në Glastonbury, 2007.

“Ajo më kërkoi që t’i bëja një tatuazh dhe përfundoi duke më bërë tatuazhe gjithashtu. Më vizatoi një ‘Kate’ dhe një zemër në krahun tim.” – tha ai për Sunday Mirror.

Casone nuk e mohon faktin që i dhembi pak sepse Kate nuk dinte ta përdorte gjilpërën, por ai s’e kishte problem.

“Nuk e dinte se çfarë të bënte kur i dhashë gjilpërën, por e lashë sepse ajo është Kate Moss.”

Ai shtoi se “supermodelja i tha se donte të mësonte të bënte tatuazhe që të mund të shkonim në Glastonbury për t'u bërë njerëzve tatuazhe”.

Kate Moss po stërvitet për një profesion që s’e merrni