Aktori, komediani, balerini dhe këngëtari Dick Van Dyke tani është 95 vjeç. Por pavarësisht moshës, mesa duket Dick ka arritur t'i ruajë lëvizjet e tij të kërcimit dhe sharmin e tij, sepse 9 vjet më parë vuri një unazë në gishtin e Arlene Silver, e cila është 46 vite më e re se ai. Dyshja thotë se ka një martesë të ngjashme me përrallat.
Para se Arlene të takonte Dick, ajo ishte një artiste grimi në SAG Awards, por gjithçka që bëri ishte prapa skenave. Sidoqoftë, disa vitë më vonë ajo u shfaq në tapetin e kuq me një fustan të bukur dhe me të ftuarin e nderit, bashkëshortin e saj të ardhshëm, Dick. Ashtu si në një përrallë.
Por kjo nuk është gjithçka që e bën marrëdhënien e tyre të veçantë. Ata e duan dhe kujdesen shumë për njëri-tjetrin, dhe edhe pse Dick është pothuajse 96 vjeç, kjo nuk e ndalon atë të kërcejë dhe të këndojë së bashku me bashkëshorten çdo ditë.
Si nisi historia?
Ata e filluan si miq kur u takuan për herë të parë në 2006-ën. Dick nuk i kishte folur kurrë dikujt që nuk e njifte fare krejt nga asgjëja, por kur pa Arlene, shkoi për t'i thënë 'përshëndetje'. Arlene nuk e dinte që Dick kishte një karrierë aq të suksesshme dhe në atë kohë, ajo nuk kishte parë asnjë nga shfaqjet e tij, madje as Mary Poppins.
Disa muaj pasi u takuan, Dick punësoi Arlene të ishte një artiste grimi në disa filma të tij Hallmark. Pavarësisht nga hendeku i tyre në moshë, ata menjëherë patën një kimi të mirë si miq. Por nuk vonoi shumë dhe romanca lindi. Sapo kuptuan se ishin të destinuar për njëri-tjetrin, ata thanë "Po" në 2012-ën.
A i ka penguar diferenca e madhe në moshë?
Me kalimin e viteve, Dick dhe Arlene u bënë të pandashëm. Dhe për ta, diferenca e moshës nuk ishte kurrë problem.
"Unë jam emocionalisht e papjekur dhe Arlene është shumë e mençur për moshën e saj, kështu që ne takohemi diku në mes. Ajo më ka dhënë një jetë të tretë."
Arlene nuk ishte martuar kurrë më parë, dhe asnjë nga marrëdhëniet e saj të mëparshme nuk kishte funksionuar.
Sipas fjalëve të saj, asaj iu desh të kalonte nëpër shumë "bretkosa për të marrë princin e saj".
"Ai është qenie njerëzore e përsosur, por është gjithashtu partner i përsosur. Më bën të ndihem sikur mund të bëj gjithçka. Është adhuruesi im më i madh. Ai thjesht beson në mua.”
Burimi: Huff Post, Bright Side